Sa orë gjumë flenë njerëzit e suksesshëm?

Dita ka 24 orë dhe kjo është diçka që as titanët e biznesit apo udhëheqësit botërorë nuk e ndryshojnë dot!

Por ajo që mund të ndryshosh është mënyra se si i përdor këto 24 orë. Disa nga njerëzit më të suksesshëm në botë jo vëtëm që punojnë jashtëzakonisht shumë gjatë orëve të destinuara për punë por ato krijojnë edhe më tepër duke harruar gjumin. Disa njerëz janë të gatuar gjenetikisht të zgjohen më herët. Të tjerë duken se ecin përpara duke fjetur më pak thjesht në sajë të këmbënguljes së tyre.

Për drejtuesit ekzekutivë të PepsiCo – Indra Nooyi – dhe atë të Twitter – Jack Dorsey – gjumi…

sakrifikohet për të shkëlqyer në punë si dhe për të pasur njëkohësisht një jetë personale.

Mënjanimi i gjumit (të flesh shumë pak ose gjatë gjithë kohës më pak se 7 apo 8 orë) nuk kalon pa pasoja. Lodhja ndikon në performancë. Ndërsa mund të jetë e këshillueshme fillimi i ditës herët, kujdes duhet në ndjekjen e 18 shembujve të mëposhtëm për ta pasur mirë si  me punën por edhe me shëndetin.