Richard Branson: Si të kapni një mundësi?

Njësoj si agimet, Mundësitë shkojnë dhe vijnë – Por do të ketë gjithmonë e më shumë.

“Mundësitë janë si agimet. Nëse ju prisni për një kohë të gjatë, ju do t’i humbisni ato,” thotë themeluesi i Virgin Group, Richard Branson duke cituar shkrimtarin William Arthur Ward në një postim të fundit në blog. Njësoj si lindjet e diellit në mëngjes, mundësitë janë vetëm për një kohë të shkurtër dhe ato do të kalojnë, nëse ju jeni të papërgatitur.

Ata nuk vijnë gjithmonë në kohën e duhur, kështu që ju duhet të jeni gati për të kapur mundësitë që ju paraqiten, thotë Branson Nuk ka asnjë kuptim të prisni për të vepruar. Nëse e bëni këtë, ato ka të ngjarë të zhduken.

Kjo është arsyeja pse ju duhet të jeni të përgatitur. Nëqoftëse ju “e vendosni veten në drejtimin e duhur për të kapur mundësi ka gjithmonë e më shumë për të ndjekur,” shkruan sipërmarrësi i suksesshëm.

Sigurisht, kjo është më e lehtë të thuhet se të bëhet sepse mundësitë mund të jenë të ndërlikuara.

Përsëri, përgatitja është çelësi. “Mundësitë zakonisht janë të maskuara, kështu që shumica e njerëzve nuk i njohin ato:” citon Branson, Ann Landers.

Ironikisht, puna e palodhur është çelësi për të përfituar nga mundësitë. Nëse ju vendosni kohë, përpjekje dhe angazhim, ju do të hapni shumë dyer për veten. Është vetëm çështje pë t’u vënë re dhe të veprosh për mundësitë që shfaqen.

Businessmag.al