Receta amerikane: më shumë kohë e lirë dhe më pak punë

Pas Revolucionit Industrial, në fillim në vendet perëndimore e më pas në të gjithë planetin, popullsia u mësua që ta konsideronte punën si një nga elementët kryesorë të jetës, duke u ndërlidhur me të gjitha aktivitet e tjera dhe duke i lënë më pak vend kohës së lirë. Rëndësia e marrëdhënieve sociale, e argëtimit e socializimit u zbeh dhe pjesa më e madhe e gjërave që në shekujt e mëparshëm mbushte jetën e njerëzve sot gjykohen si diçka foshnjore.

Në dhjetëvjeçarin e fundit, zhvillimi i teknologjisë së informacionit ka ndikuar ndjeshëm. Koha që i dedikohet punës është gjithjë e më e madhe, ndërsa jemi duke paguar pasojat e gjithë kësaj.

Numri i njerëzve që kanë probleme me sistemin nervor po rritet. Sipas një studimi të “Gallup”, në Gjermani përqindja e njerëzve të ezauruar psikologjikisht është shumë e lartë. Rreth 4.1 milionë gjermanë kanë përjetuar stres mendor ose emotiv në vendin e punës, ndërsa 19% ka vuajtur nga një sëmundje të lidhur me aspektin psikologjik.

Edhe në SHBA ky fenomen nuk është i ri dhe studiuesit po shohin mundësinë për të disbalancuar raportin mes punës dhe kohës së lirë në favor të kësaj të fundit.

Për profesor Peter Gray të universitetit të Bostonit, një shoqëri që punon më pak mund të bëhet më njerëzore. Nga ana tjetër ka edhe nga ata që mbrojnë tezën se një njeri pa impenjime do të vuante nga depresioni kronik dhe do të kishte një jetë pa kuptim.

Kompanitë amerikane po tentojnë që t’i bëjnë më tërheqëse vendet e punës, duke filluar nga ato më të zakonshmet. Walmart, Mc Donald’s, Target, Starbucks, pothuajse të gjitha kanë rritur nivelin e pagave dhe kanë prezantuar një sistem të ri të bonueseve për punonjëësit. JP Morgan i ka rritur pagat me 18% duke iu dhënë mundësi punonjësve që të ecin përpara në karrierë.

Me pak fjalë, këto janë disa masa për të motivuar punonjësit dhe për ta bërë punën më të kënaqshme.

/businessmag.al