Pushimi nga Puna mund të Jetë më Pikëllues se sa Ndarja, Zbulon Studimi

Kur pjesa më e madhe e vlerës tonë lidhet me punën, humbja e asaj mund të jetë një goditje e madhe.

Sipas një studimi të fundit të bërë nga Universiteti i East Anglia dhe Qendrës What Works for Wellbeing in England, pushimi nga puna mund të jetë më i dhimbshëm se divorci ose vdekja e bashkëshortit/bashkëshortes.

Kjo mund të duket e ekzagjeruar, por kur merrni parasysh faktin se njëra prej pyetjeve më të zakonshme të takimeve të para është, ‘’pra, çfarë punon’’? fillon të ketë kuptim.

Dhe përderisa takimi i dikujt tjetër mund t’a ndihmojë personin e lënduar të shërohet, kërkimi i një pune të re e lehtëson dhimbjen më pak, sipas një studimi të bërë nga Universiteti Freie në Berlin.

Studiuesit e East Anglia zbuluan se meshkujt Britanezë, mirëqenia e tyre emocionale kthehet në gjendje normale pas dy viteve të vdekjes së partnerëve dhe katër vite pas një ndarje me të dashurit e tyre. Gjendja emocionale e meshkujve vazhdon të keqësohet edhe pas katër viteve të humbjes së punës së tyre. Përveç kësaj, meshkujt u ndikuan më shumë nga humbja e punës se sa nga humbja e të dashurës. Disa lajme të mira për personat e hapur: ata shërohen më shpejtë.

Tricia Curmi, dretoresha e komunikimeve për Qendrën What Works Center for Wellbeing, i shpjegoi Bloomberg se pse kjo ka ndikim kaq të  gjatë: ‘’Për të pasur jeta juaj kuptim në këtë shoqëri do të thotë të punoni, të kontribuoni dhe të keni atë status’’.

NINA ZIPKIN

Nina Zipkin është autore e stafit në Entrepreneur.com. Ajo shpesh mbulon median, teknologjinë, bizneset fillestare, trendet dhe kulturën në vendin e punës.

/enterpreneur.com.al