Pse duhet të shkoni në kohë në shtëpi?

Largohuni nga tavolina juaj … puna me orë të zgjatura është e keqe për shëndetin dhe krijimtarinë tuaj. Si e kuptoi Albert Einstein që koha larg nga puna është e mirë për ne?

Gjetja e bilancit mes punës dhe jetës është një temë e nxehtë për shumë drejtues dhe udhëheqës. Disa argumentojnë se nuk ka gjë të tillë si një balancë (ekuilibër midis punës dhe aspekteve të tjera të jetës së dikujt) dhe se kjo është më shumë për atë që punon në çdo kohë të dhënë.

Të punosh me orë të zgjatura ndikon negativisht në shëndetin tuaj
Hulumtuesit grumbulluan të dhëna nga 25 studime të mëparshme, duke përfshirë më shumë se 600.000 persona dhe zbuluan që rreziku i zhvillimit të goditjeve është rritur me një të tretën e njerëzve, të cilët kanë punuar me orë të gjata (më shumë se 55 orë në javë) në krahasim me individët, të cilët punojnë me orarin tradicional 9-5. Rritja e rrezikut të sëmundjeve të zemrës ishte më pak – por ende një rritje me 13%.

Shumë e lidhin të punuarit me orë të zgjatura me një mënyrë jetese kryesisht sedentare, me rritjen e nivelit të stresit dhe me ngrënien e ushqimeve jo të shëndetshme.

Puna me orë të zgjatura nuk është në dobi të balancës tuaj bankare
Të qëndrosh deri vonë dhe të punosh jashtë orarit është bërë rutinë për shumë punëtorë. Presioni në vendin e punës dhe një kulturë në rritje e “presenteeism” është raportuar nga më shumë se një e treta e të pyeturve në hulumtim nga siguruesi shëndetësor AXA PPP.

Ajo gjeti se orët suplementare të papaguara është bërë një fakt i jetës për një në katër punonjës britanikë, të cilët numërojnë së paku shtatë orë mbi kontratat e tyre. Më shumë se një në 10 (11%) e punëtorëve të pyetur thanë se kanë mbetur në zyrë, sepse kishin frikë se mund të humbisnin punën e tyre në qoftë se ata nuk bënin orë shtesë.

Puna me orë të zgjatura zë kohën e lirë që keni në dispozicion
Është e lehtë për të bërë supozimin se ata që punojnë me orë të gjata janë më produktive dhe arrijnë më shumë se kolegët e tyre që punojnë më pak orë.

Një studim i kohëve të fundit nga hulumtuesit në Universitetin e Bostonit ka zbuluar se ky nuk është rasti. Menaxherët në studim thoshin se nuk e kuptonin nëse një punonjës punonte vërtetë në orët shtesë apo thjesht bënte sikur punonte. Ata nuk gjetën asnjë dëshmi nëse orët e zgjatura kishin ndonjë ndikim në sasinë e punës së kryer.

Koha larg punës na bën më krijues
Ne e kemi përjetuar të gjithë kohën kur zgjidhim një situatë pune papritmas, ndërsa ne ishim duke bërë diçka krejtësisht të ndryshme – shumë pranojnë që ata i marrin idetë e tyre më të mira në dush. Duke qenë larg nga vendi i punës ju mundëson për të qenë larg nga problemet dhe sfidat e punës dhe duke i parë ato nga një këndvështrim i ndryshëm.

Edhe Albert Einstein qëndronte për një farë kohe larg punës. “Edhe pse unë kam një orar të rregullt të punës, unë marr kohë për të bërë shëtitje të gjata në plazh në mënyrë që të mund të dëgjoj se çfarë po ndodh brenda kokës time.”

Puna është vetëm një pjesë e jetës sonë
Jetët tona janë gjithnjë të zëna – ose janë angazhimet familjare, një jetë sociale plot tension, studimi për një kualifikim, ose pasioni pas një hobi. Edhe pse për shumë prej nesh karriera është jashtëzakonisht e rëndësishme, duke kaluar kohë jashtë për të ndjekur interesa të tjera na bën më interesantë si njerëz dhe na mundëson të vëmë aspekte të tjera të jetës sonë në perspektivë.

Presenteeism* është një nga simptomat e përgjithshme të pasigurisë së punonjësve.

 

/businessmag.al