Pritshmëritë për punë nëpër botë, çfarë ka më shumë rëndësi për njerëzit?

Sipas kërkimit tonë, në çdo rajon të botës, njerëzit në radhë të parë vlerësojnë mundësitë e rritjes kur janë në kërkim të një punë të re. Gjithashtu kemi zbuluar se në çdo vend të botës përfitimet si shkollimi, kujdesi ndaj fëmijëve dhe të tjera si këto janë në majë të listës së prioriteteve.

Sipas rajoneve në botë, pritshmëritë ndryshojnë. Ja si janë rezultatet e studimit të ri:

Australi dhe në Zelandën e re: Shumica e njerëzve (27%) kanë prioritet shanset për rritjen në karrierë, ndjekur më pas nga kultura e kompanisë dhe balanca punë-jetë personale, e cila qëndron në vend të dytë (21% secila prej tyre). Pas kësaj me një rënie të konsiderueshme renditet kompensimi (9%), industria me 8% dhe performanca e kompanisë me 7%. Nga të gjitha prioritetet, njerëzit në Australi dhe Zelandën e Re janë më pak të fokusuarit në përfitimet e punonjësve (1%).

Në Azi-Paqësor: Gjithashtu edhe në këtë rajon, pjesa më e madhe e njerëzve kanë prioritet shanset për rritje (29%). Prioritetet e tyre pas kësaj janë kultura dhe kompensimi (të dyja me nga 15%), e ndjekur me një rezultat të ngushtë nga balanca punë-jetë personale me 14% dhe më pas nga performanca e kompanisë dhe e industrisë (secila me nga 10%). Njerëzit në këtë rajon janë më pak të fokusuar në përfitimet e punonjësve (1%) dhe në cilësinë e lidershipit të grupeve të shitjes (3%).

Në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë: Pjesa më e madhe e njerëzve kanë prioritet mundësitë e rritjes në karrierë (29%). Kjo ndiqet më pas nga balanca punë-jetë personale (20%), kultura (15%) dhe më pas kompensimi (13%). Të pyeturit e këtij rajoni janë më pak të fokusuar në përfitimet e punonjësve (1%) dhe në cilësinë e lidershipit të ekipeve të shitjes (3%).

Në Amerikën Latine: Njerëzit në Amerikën Latine kanë prioritet mundësitë e tyre për rritje (31%) më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Balanca punë-jetë personale vjen në vend të dytë në këtë rajon me 21%. Më pas vjen kompensimi me 11 % dhe kultura dhe performanca e kompanisë me nga 10% secila. Latino-amerikanët janë më pak të fokusuar në përfitimet e punonjësve (3%) dhe më pak të fokusuar te kolegët dhe pjesëtarët e tyre të skuadrës (3%).

Në Amerikën e Veriut: Njerëzit në Amerikën e Veriut më pak se në çdo rajon tjetër të botës i japin prioritet rritjes dhe kjo rritje lidhet pikësëpari lidhet me kulturën e kompanisë (20% secila). Jo shumë mbrapa vjen kompensimi me 18%, e ndjekur ngushtësisht nga balanca punë-jetë personale me 16 %. Marketerët janë më pak të fokusuar në përfitimet e punonjësve në këtë rajon.

/businessmag.al