Përdorni këtë hile për të dalluar nëse dikush po gënjen

Ish kapterri i parë i Forcave Speciale të USA (tani pensionist) Karl Erickson ka hasur shumë lloje gënjeshtarësh: vendasit luftarak të cilët nuk tregojnë ku fshihen të këqinjtë, focat miqësore të cilët mburren me aftësinë e tyre për të ndihmuar, djemtë në skuadrën tënde të cilët nuk duan të praniojnë gabimet që kanë bërë, dhe lista vazhdon e vazhdon.

Në kursin për karrierën e tij, Erickson ka mësuar një metodë të thjeshtë, të mësuar nga John E. Reid dhe Ortakët, se të gjithë mund të dallojnë një mashtrues qoftë kur ata shkojnë në luftë apo po marrin një punonjës të ri.Entrepreneur komunikoi me Erickson nga zyra e tij në TIG, një strukturë trajnimi i Operacioneve të Veçanta.

Harroni çfarë keni parë në filma.

“Në filma dhe Tv, gjithmonë flitet për sytë. ‘Nëse personi sheh sipër në të majtë apo në të djathtë, ai po gënjen.’ Kjo mund të jetë e vërtetë për disa njerëz, por duhet të dish se ka njerëz që e bëjnë këtë veprim sepse janë të frikësuar apo nervoz, jo sepse po gënjejnë. Duhet të gjeni një taktikë individualëe për çdo person për të gjetur të vërtetën.”

Bëhuni social.

“Bëni një kërkim të shpejt përpara bisedës dhe zbuloni disa të vërteta për këtë person. Kontrolloni në rrjetet e tij sociale dhe zbuloni disa gjëra të thjeshta për të cilat ai nuk mund të gënjej: pushimet, festat – gjëra të tilla. Më pas kërkoni për detaje të tjera për të cilat ata nuk do të ndiheshin komod të flisnin.”

Filloni bisedën me pyetje argëtuese.

“Vëzhgoni gjuhën e trupit ndërkohë që ata i përgjigjen pyetjeve të thjeshta për të cilat ju e dini të vërtetën. ‘Si e klaove ktë verë?’ Nëse ata përgjigjensinqerisht për pushimet dhe bëhen nervoz gjate përgjigjes, duhet të kuptoni se fakti që ata janë nervoz nuk do të thotë se po gënjejnë. Shikoni si lëvizin sytë e tyre, nëse ata pastrojnë fytin përpara se të flasin, a përkulen ata para mbrapa?

Avash avash ndryshoni ritmin.

“Hapi tjetër, pyesni për teman që ju mendoni se ata do të gënjejnë, për të cilat ju e dini përgjigjen. Ky mund të jetë një informacion që ju keni lexuar online për kompaninë e tyre. Nëse ata gënjejnë, shikoni dhe dëgjoni si ndryshon toni i tyre apo gjestet.”

Tani qëlloni në shenjë.

“Në këtë pikë, ju keni një informacion për gjuën e tyre të trupit she shenjat e komunikimit kur ata thonë të vërtetën. Tani mund të kaloni te pyetja të cilës nuk ia dini përgjigjen. Duke përdorur ato që ju tashmë i dini për sjelljet e tyre, tani keni më shumë mundësi për të vërtetuar nëse po gënjejnë apo jo.”

Përdor metodën e 3-shit.

“Nëse mendoni se dikush po gënjen, atëherë i bëni të njëjtën pyetje në 3 mënyra të ndryshmë. Ndoshta mendoni se kjo është një metodë për të kapur ndryshimet në përgjigjen e tyre, por shikoni anën e kundërt: a ka ndonjë aspekt të shkruar të përgjigjes që morët? A u përdor e njëjta frazë frazë përsëri dhe përsëri? Politikanët janë shumë të zotë në këtë pjesë. Kjo mënyrë i lejon ata të përgjigjën pa zbuluar asgjë nga ato që ju doni të dini. Nëse ngjan me një përgjigje shabllon, atëhërë kjo është një shenjë se ata po ju gënjejnë ose nuk po ju tregojnë të gjithë historinë siç është.”

Kontrolloni shpejtësinë e tyre.

“Mbani shënim se sa shpejt ata i përgjigjen pyetjes. A u përgjigjën ata menjëherë pa u menduar gjatë? Mendoni për një adoleshentë që qëndron përballë prindërve të tij. Nëqoftëse prindërit i bëjnë një pyetje dhe fëmija përgjigjet menjëherë, ai ishte i pregatitur. Ai kishte mendur një histori që ju ta besonit, ma dhe ba.”

Përdorni një palë sy dhe veshë të tjerë.
“Po të jetë e mundur, merrni një vëzhgues tjetër në dhomë. Merrni dikë që gjasme është një asistent i ulur duke punuar në laptop, ose dikush që gjasme është një IT. Subjekti i intervistës do të bëjë që prezenca e tyre mos të vihet re. Kjo ju mundëson juve një plaë sy të tjerë që i kushtpjnë rëndësi gjesteve të këtij personi, dikush që do t’iu ndihmojë të kapni ndryshimet që nuk i vutë re. Ndërkohë që ju po shinit sytë e tij, ndoshta nuk e vutë re sesi at filluan të ngulnin këmbët e tyre në dysheme.”

Qëllimi përfundimtar.

“E gjitha kjo ju lejon të merrni vendime më të mira në ortakëri. Në pjesën më të madhe, ju nuk dëshironi të keni lidhje me mashtrues,por gjithashtu ju nuk doni që të humbisni disa mundësi shumë të mirë vetëm sepse personi rrotulloi sytë sepse ishte nervoz. Kjo metodë do t’iu ndihmojë që gjëra të tilla të mos ndodhin.”

/businessmag.al