Paraqitja e provimeve online përmes aplikacionit mobil në platformën Android

Paraqitja e provimeve online përmes aplikacionit  mobil në platformën Android

Numri i pajisjeve Android dhe aplikacioneve që po zhvillohen për këto pajisje po rritet dita-ditës. Në anën tjetër zhvilluesit e aplikacioneve po tentojnë gjithnjë të propozojnë aplikacione në bazë të nevojave të tregut dhe mungesës së tyre në treg. Kështu ideja e kësaj teme të diplomës do të jetë zhvillimi i një aplikacioni mobil në platformën Android i cili do t’u mundësoj studentëve paraqitjen online të provimeve. Ky aplikacion do të komunikoj në kohë reale me server dhe të dhënat do të shkëmbehen dhe ruhen në databazën e vendosur aty. Aplikacioni duhet të jetë fleksibil dhe i përshtatshëm për përdorim nga studentët të cilët paraqesin provimet e tyre për afatin specifik; administratën e cila udhëzon provimet e pranishme në afatin specifik (lista e lëndëve në bazë të departamenteve).

Student: Besjona Raqi               Mentor: Adelina Basholli

https://www.dropbox.com/s/su0s6spf0jejyj2/paraqitja_provimeve.mp4?dl=0

 

Ngritja e nivelit të sigurisë së komunikimit duke përdorur algoritmin RSA

Siguria e të dhënave do të thotë ruajtja e të dhënave nga keqpërdorimet, dhe qasja në këto të dhëna të jetë nën kontroll. Në këtë mënyrë, siguria e të dhënave na ndihmon në ruajtjen e privatësisë. Kjo gjithashtu ndihmon në ruajtjen e të dhënave personale. Privatësia e të dhënave paraqet fshehtësinë e të dhënave. Në këto të dhëna duhet të kenë qasje vetëm personat e autorizuar. Shpeshherë të dhënat janë rrezikuar nga një palë të cilës nuk i janë dedikuar ato. Enkriptimi është një proces i cili të dhënën më përmbajtje të dukshme e transformon në të dhënë të koduar, përmbajtja e së cilës do të jetë e pamundur të lexohet pa posedimin e “çelësit”. Dekriptimi, një proces i kundërt më enkriptimin, mundëson restaurimin e përmbajtjes së dukshme të të dhënave nga e dhëna e koduar përmes përdorimit të çelësit. Algoritmi DES punon më çelës sekret 56 bitësh dhe 16 cikle për transformimin e bllokut nga tekst i thjeshtë  në tekstin e shifruar. RSA algoritmi përbëhet nga dy çelësa, atë sekret dhe publik.

Student: Agon Rexhepi              Mentor: Genc Hamzaj

https://www.dropbox.com/s/2jwu76heroaheps/Agon%20Rexhepi.mp4?dl=0

 

Sistemi për menaxhimin e temave të diplomës

Në këtë temë diplome do të trajtohet krijimi i një sistemi në gjuhët HTML, CSS, dhe PHP. Sistemi i menaxhimit të temave të diplomës ndihmon studentët për t’iu referuar temave të mëparshme të diplomës ashtu që të mund të shikojnë punimet paraprake dhe të bazohen qoftë për strukturë të raportit apo analizë të të dhënave. Profesorët në anën tjetër ngarkojnë në sistem temat e diplomës së studentëve të tyre.

Student: Edit Qeli                      Mentor: Adelina Basholli

https://www.dropbox.com/s/co6z2a31zcefhom/Sistemi%20per%20menaxhimin%20e%20temave%20te%20diplomes.mp4?dl=0

 

Ndërtimi i sistemit për gjetjen e kujdestareve për familjen dhe rendin shtëpiak

Sistemi për gjetjen e kujdestareve për familje dhe rendin shtëpiak ka për qëllim t’u ndihmoj përdoruesve në gjetjen më të shpejt të personave që ofrojnë shërbime kujdestarie për fëmijët e tyre apo për familjarët e tjerë (të moshuarit). Sistemi po ashtu përmban edhe kujdestar për rendin shtëpiak. Në këtë punim janë përfshirë të gjitha proceset e inxhinierisë softuerike ashtu që të mundësohen veprimet e kërkimit dhe filtrimit të të dhënave që i shfaq sistemi.

Student: Albulena Pajaziti                      Mentor: Adelina Basholli

https://www.dropbox.com/s/viv919pt19tp28q/demo-sistemi.mp4?dl=0

 

ToDo App

 

Ideja e këtij punimi është të paraqes një aplikacion i cili do të mundësoj marrjen e shpejt të shënimeve. Ideja e aplikacioneve të tilla (Todo app) është të mundësojnë një lloj ditari për të shkruar ose një fletore private që ne mund të përdorim për të shkruar të gjithat shënimet që dëshirojmë që t’i mbajmë mend pa pasur nevojë të lidhemi me internet.

Student: Ermina Hasani             Mentor: Adelina Basholli

https://www.dropbox.com/s/1wa2wb16ve0r44z/todoApp.avi?dl=0

 

Sistemi mobil i menaxhimit të porosive në restaurant

 

Ideja e sistemit mobil të implementuar në këtë punim ka të bëjë me menaxhimin e porosive në restaurant. Pra, klientët do të mund të shfrytëzojnë aplikacionin mobil për të bërë porosi në restaurant prej tavolinës së tyre. Lista e porosive më pas i shfaqet personit përgjegjës përmes një web-aplikacioni. Sistemi i propozuar në këtë punim do të lehtësoj punën edhe për kamarierët ashtu që ata të mos kenë nevojë t’i mbajnë në mend të gjitha detajet e porosisë, apo edhe të harrojnë ndonjë detaj të porosisë.

Student: Dinore Hasani              Mentor: Adelina Basholli

https://www.dropbox.com/s/os6p0xv3t8bwkbe/Sistemi%20mobil%20i%20menaxhimit%20t%C3%AB%20porosive%20n%C3%AB%20restaurant.mp4?dl=0