Nëse kërkon para, merr këshilla…Nëse kërkon këshilla, merr para

Këto fjalë më ndryshuan të gjithë kursin e jetës sime. Ato më ndihmuan të lancoj kompaninë time Kiip, të marr shumë fonde dhe të mësoj nga më të shkëlqyerit në industri.
Përse? Sepse në zemër të rrënjëve njerëzore, ne jemi të lidhur me njëri tjetrin për të ndihmuar. Nëse ndiqni psikologjinë “Gestalt”, ne punojmë individualisht për të përfituar komuniteti si një i tërë.  Ne duam  të përhapim njohuritë tona. Ne luftojmë për të bërë diçka më tepër se kontributi i të gjithëve ne bashkë.

Kur dëgjova këto fjalë për herë të parë, kisha avantazhin se isha i ri. Lançova Kiip në moshën 18 vjeçare dhe u bëra CEO më i ri. Isha i zgjuar, kurioz dhe gati për të mësuar gjithshka. Dhe ja pjesa më e bukur: Kur pyeta ata që admiroja për këshillë, ata më ofruan para.
Ky ishte rasti i Ken Chenault, CEO i American Express.
Gjithshka filloi me një email të ftohtë.

 

Unë gjithmonë i dërgoj emaile drejtuesve të lartë të cilët nuk i njoh. Njerëzit zakonisht ndihen shumë të frikësuar për tu lidhur me njërëz me poste të larta, kështu ekzekutivët nuk e presin një gjë të tillë të ndodhë. Ju keni mundësinë unike për të tërhequr vëmendjen e tyre. Kështu i dërgova një email Z. Chenault. I kërkova këshillën e tij lidhur me pagesat në sistemin ‘mobile.’ Shumë biseda më vonë, pasi nxorri në pah Z.Harshul Sanghi, drejtuesi i Amex,  kjo kompani investoi tek Kiip. Asgjë nga këto nuk do të ngjasnin nëse nuk do të kisha dërguar atë email të ftohtë.

Mos e merrni për bazë fjalën time. Kjo filozofi ka funksionuar edhe për shumë kompani të tjera. Marrim rastin e Facebook, për shembull. Ajo ka ‘këshilla klientësh”, grupe të marketerve më të mirë të botës të cilat e këshillojnë Facebook për marketingun. Anëtarët, përveç se janë përfaqësues të njohur të marketingut, i përkasin firmave të fuqishme që shpenzojnë miliona. Ndërsa Facebook i kërkon këshilla oficerëve kryesorë të marketingut se si ta çojnë lojën e marketingut në një stad më lart, ata janë kaq të entuziazmuar që janë pjesë e kësaj iniciative saqë shpenzojnë edhe më shumë në fushatat e Facebook.
Edhe pse nuk je një CEO që po kërkon të krijosh fonde, ju mund ta përdorni këtë taktikë për të marrë një rritjë rroge apo për të fituar një punë. Në vend që të shkosh në një mbledhje dhe të kërkosh një rrogë më të lartë, kërko se si mund të kontribuosh më tepër ndaj kompanisë. Shefi juaj do ta shikojë punën që bëni dhe do ta rivlerësojë vlerën tuaj. Duke kërkuar një këshillë lidhur me rolin tuaj, ju mund të fitoni një rritje rroge edhe pa e kërkuar atë!

Si mund ta bëni këtë:
1. Luani me avantazhet e moshës suaj.

Nëse jeni i ri, ju kini një perspektivë të freskët që është e vlefshme për drejtuesit ekzekutivë më të vjetër. Ju mund të ofroni mendime e opinione kyçe, teknologji më të reja apo marketing të medias sociale. Sidomos në industri si marketingu, ku firmat janë të fiksuara me pikasjen e të rinjve të talentuar, ti po realizon një kërkim tregu për një brez të etur për të pasur.

E di se çfarë po mendon. Por nëse nuk jeni i ri në moshë? Hiqe atë ngrysje vetullash nga fytyra.

Të qënurit i ri është një gjendje shpirtërore. është një çështje energjish, kurioziteti dhe të pyesësh veten gjatë gjithë kohës. Ne të gjithë jemi në proces mësimi. Ne të gjithë po zhvillohemi. Nëse dikush e vë re këtë gjë, ti dukesh i ri në sytë e tyre .

2. Krijoni një obligim për të marrë mbrapsht
Kur e bëni dikë të ndihet i rëndësishëm duke i marrë një këshillë, ai ka ndjesinë e përgjegjësisë për të dhënë. Çelësi është të bësh një përqasje ndaj këtij personi me anë të mendimeve dhe kërkimit. Për shembull, nëse jeni duke intervistuar Elon Musk, mos bëni pyetje indirekte, si për shembull “Ku e shikoni të ardhmen e industrisë së automobilave?” Në vend të saj, bëni pyetje si “Cili është plani strategjik i marketingut të kompanisë suaj për të adresuar ngjashmëritë midis Tesla 3 dhe BMW i3?”

3. Emocionoji ata 

Bëjeni një bisedë të lehtë duke përdorur një ton relaksues dhe miqësor ndërsa jeni të hapur lidhur me qëllimet tuaja. Personi tjetër do të paraqesë idetë e tij se si duan ata të punojnë me ju dhe të emocionohen lidhur me perspektivën.
Në fund të ditës, skenari më i keq është se do të mësoni diçka të re. Kështu, që ec përpara -pyesni një të panjohur për një këshillë.