Ndërmarrësit Duhet Të Marrin Pjesë Në Këto 10 Konferenca Të Marketingut Në Vitin 2017

Unë shpesh dëshpërohem nga konferencat që marr pjesë. Në shumë seanca në të cilat kam marrë pjesë në vitet e fundit kanë treguar gjërat e njëjta vazhdimisht.

Por, disa nga konferencat më të mira janë shumë të shtrenjta, dhe unë shpesh pyes veten se a ia vlen investimi i parave dhe kohës. Përgjigja zakonisht është jo, por herë pas here unë gjej një perlë të rrallë e cila ofron vlera të mëdha.

Vlera, kam mësuar se nuk e zbulon veten në një formë. Dhe konferencat e ndryshme ofrojnë forma të ndryshme të vlerës.

Ato janë:

  • Vlera e rrjetit
  • Vlera e dijes
  • Vlera e inspirimit

Pra në vend se të bëj një listë me konferenca të ndryshme të cilat ia vlen apo jo t’i ndjekësh, unë do të theksoj disa nga konferencat më të larta të cilat duhet ndjekur bazuar në llojin e vlerës që po kërkoni.

Konferencat për vlerën e lidhjes:

1.Social Media Marketing World:

Pavarësisht se a jeni ekspert në mediat sociale apo jo, ju definitivisht duhet të ndiqni këtë konferencë të mbajtur nga Social Media Examiner të paktën një herë në jetën tuaj. Sigurisht që ka me qindra seanca për t’u ndjekur, por vlera e vërtetë e kësaj konference vjen nga sasia e madhe e mundësive të lidhjes.

Jo vetëm që ka shumë grupe për t’u ndjekur, por ka edhe “lehtësues të lidhjeve” të cilët levizin gjatë ngjarjes duke e prezantuar veten tek të gjithë, dhe duke u përpjekur të lidhin sa më shumë njerëz.

Unë kam lënë këtë konferencë me disa lidhje të vlefshme të cilat vazhdojnë të më japin përfitim në ditët e sotme.

Kur: 22-24 Mars, 2017

Numri i pjesëmarrësve: 4 mijë

Çmimi i biletës: $1597

Lokacioni: San Diego

2.Content Marketing World

Kjo konferencë mbahet nga Content Marketing Institute dhe ka pritur me qindra folës të dijshëm. Por përsëri, vlera e vërtetë e kësaj konference janë mundësitë e lidhjes.

Folësit dhe pjesëmarrësit së bashku ndjekin të njëjtat ngjarje  dhe aktivitete, duke iu dhënë juve mundësinë që të njiheni me disa nga influencuesit më të mirë në industri.

Kur: 5-8 Shtator 2017

Numri i pjesëmarrësve: 3 mijë e 600

Çmimi i biletës: $1295

Lokacioni: Cleveland

 

3.SXSW:

South nga Southwest është asgjë më pak se një kopsht zoologjik. Me më shumë se 72,000 regjistrues në 2016 me industri të ndryshme si të filmit, biznesit, muzikës dhe të tjera, potencialet e lidhjes janë të pafundme. Ka shumë salla pritjesh gjatë ngjarjes me pjesëmarrës, artistë, folës dhe të tjerë duke u mbledhur së bashku nën një tendë. Nëse nuk e ke ndjekur kurrë këtë konferencë, duhesh patjetër t’a ndjekësh.

Kur: 10-16 Mars 2017

Numri i pjesëmarrësve: 72 mijë

Çmimi i biletës: $1450

Lokacioni: Austin

  1. Dreamforce:

Dreamforce është një konferencë e mbajtur nga Salesforce dhe pret më shumë se 170 mijë pjesëmarrës, me folës të kaluar si Tony Robbins, Melinda Gates dhe performanca nga U2, The Foo Fighters dhe The Killers. Me shumë njerëz nën një çati dhe shumë grupe, ka me mijëra mundësi për lidhje të vlefshme në këtë ngjarje.

Unë gjithashtu do të klasifikoja Dreamforce si një konferencë të mirë për vlera inspirimi, për arsye se ka shumë emra të mëdhenj dhe folës motivues që marrin pjesë.

Kur: 6-9  Nëntor 2017

Numri i pjesëmarrësve: 170 mijë

Çmimi i biletës: $2000

Lokacioni: San Francisco

Konferencat për vlerën e dijes:

5.MozCon:

Ndryshe nga Dreamforce dhe SXSW, Moczon është një konferencë më intime me shumë më pak pjesëmarrës dhe folës. Konferenca mbahet nga Moz dhe pret më shumë se 2 mijë njerëz në vit. Për arsye se nuk ka pushime gjatë seancave, dhe ti duhet të kesh qasje në të gjitha fjalimet, çdo ditë është e mbushur me dije të vlefshme.

Shumica e seancave kanë tema të lidhura me SEO, por mos u befaso nëse mëson më shumë se aq. Audienca në Moz është teknikisht më e dijshme se sa disa nga konferencat e mëdha dhe si rezultat përmbajtja nuk është fillestare.

Nëse po kërkon njohuri të të dhënave dhe taktika të dëshmuara marketingu, MozCon duhet të ndiqet patjetër.

Kur: 12-14 Shtator 2017

Numri i pjesëmarrësve: Më shumë se 2000 mijë

Çmimi i biletës: $1349

Lokacioni: Seattle

6.Konferenca CTA:

 Kjo konferencë mbahet nga Unbounce dhe ngjajshëm me Moz, nuk ka pushime seancash, por kjo nuk ndikon në vlerat e mëdha të përmbajtjeve që prezantohen. Folësit janë ekspertë në fushën e tyre dhe sjellin njohuri shumë të vlefshme që t’i ndihmojnë tregtarët të mësojnë tema si Paid Advertising, Email Marketing, Social Media Marketing, Seo dhe gjithashtu, Conversion Rate Optimization.

Kur: 25-27 Qershor 2017

Numri i pjesëmarrësve: Më shumë se 1 mijë

Çmimi i biletës: $1000

Lokacioni: Vancouver, Canada

 7.WistiaFest

Nëse je shitës i cili nuk përdor marketingun e përmbajtjes vizuale, vecanërisht marketingun me video, duhet të ndjekësh WistiaFest.

Do të mësosh gjithcka nga konceptimi i videove tua, në teknika të tregimit të historive dhe në teknika të xhirimit. Pas kësaj konference, nëse nuk je një mjeshtër në marketingun e videove, natyrisht që do të bëhesh.

Kur: 11-12  Qershor 2017

Numri i pjesëmarrësve: 1,000+

Çmimi i biletës: $850

Lokacioni: Boston

8. Content Marketing Conference

Kjo është definitivisht një nga konferencat e marketingut më të mira, dhe mbahet nga WriterAccess. Me 40 folës të ndryshëm që ndajnë njohuri vepruese për përdorimin e përmbajtjes së marketingut si përvetësim të besueshëm dhe me të ardhura të kanalit, ti do të largohesh me shumë informata të reja. Seancat janë të ndara në rrugë të ndryshme të cilat fokusohen në krijim, optimizim, shpërndarje, planifikim dhe performancë, duke e bërë procesin e zgjedhjes së seancave më të lehtë.

Kur: 11-13 Prill 2017

Numri i pjesëmarrësve: 300-900

Çmimi i biletës: $1637

Lokacioni: Boston

Konferenca për vlerën e inspirimit:

9.Inbound

Vitin e kaluar, disa nga folësit në Inbound përfshinë individë si Serena Williams, Reshma Saujani, Marley Dias ( e cila është 11 vjecare ) dhe Gary Vee. E panevojshme për t’u thënë, këto ishin seanca shumë motivuese dhe inspiruese. Nëse po kërkon një konferencë që do të të ndihmojë në prodhimtarinë tënde, kjo është e duhura. Ju rekomandoj të ndiqni seancat kryesore dhe me projektorë.

Kur: 25-28 Shtator 2017

Numri i pjesëmarrësve: Më shumë se 15 mijë

Çmimi i biletës: $1699

Lokacioni: Boston

  1. The Power of Success

Herën e kaluar që kam ndjekur një ngjarje nga The Power of Success, Tony Robbins bëri mbi 5 mijë njerëz të vallëzojnë sikur të ishte dita më e lumtur në jetën e tyre. Jo vetëm që seancat janë shumë motivuese dhe inspiruese, por shumë prej tyre janë edhe qesharake dhe informative gjithashtu.

The Power of Success zakonisht mban tri ngjarje në vit, dhe të gjithat mbahen në Canada. Çdo ngjarje është një ditë e plotë me seanca ku përpiqen të fuqizojnë të gjithë pjesëmarrësit.

Kur: Mars 2017

Numri i pjesëmarrësve: 5 mijë

Çmimi i biletës: $250

Lokacioni: Montreal, Canada

Derisa marketingu kryeson për zhvillimin e kompanisë, këto konferenca janë dëshmuar të jenë shumë të vlefshme në terme të krijimit të një ekipi të dijshëm marketingu. Të gjitha ngjarjet e lartëpërmendura adresojnë probleme specifike  me të cilat shumë tregtarë dhe ndërmarrës përballen cdo ditë. Nëse dëshiron të zhvillosh biznesin tënd dhe të inspirosh punonjësit e tu, unë rekomandoj fuqishëm që t’i dërgosh ata të paktën në një nga konferencat e lartëpërmendura këtë vit.

/entrepreneur.com.al