A Mundet një Markë të Rikthejë Historinë e Saj dhe t’a Bëjë Atë të Përshtatshme?

Shumë marka kanë provuar të përdorin trashëgiminë e tyre për të treguar se ende është e përshtatshme. Në ditët kur besnikëria e markave ishte qëllimi, atëherë kjo strategji kishte kuptim. Konsumatorët vlerësonin historinë e një marke dhe e shihnin atë si sinjal i një ekspertize unike.

Nuk jam i sigurt nëse kjo qëndron ende në gjeneratën tonë të re të konsumatorëve. Të rinjtë vlerësojnë markat e freskëta, bizneset fillestare. Ata më përpara do të provonin shpërblimin e rrezikshëm se sa atë të provuarin.

Përderisa e kuptoj këtë intelektualisht, si tregtar tund kokën emocionalisht. Por, edhe unë e kuptoj se të pushuarit në suksesin e markës tuaj nuk  funksionon më. Ka nevojë për shkathtësi të konsiderueshme dhe një tregim të mirë të markës.

Kjo ishte saktësisht ajo që e mendoja përderisa vëzhgoja rifreskimin e markës së re nga Carl Jr, zingjirin e hamburgerëve. Kompania riktheu ‘’Carl Sr.’’ për të vendosur gjeneratën më të re ‘’Carl Jr’’. Duket se ai ka marrë shumë mundësi të markave, si atë me Kate Upton, sipas Sr.

Pra çfarë mendoj unë? Emocionalisht më pëlqen gjenerata e kaluar.

Por, intelektualisht, mendoj se markat po përpiqen shumë, për të qenë i sinqertë. Fushata është aq shumë në krye saqë nuk është e besueshme. Dhe, në një botë në të cilën ne vlerësojmë besimin dhe vërtetësinë në krahasim me ‘’lajmet e rrejshme’’, duket si e sajuar. Vetëm po tregohem i sinqertë.

Por, besoj fuqishëm se marketingu është një sport i spektatorëve, dhe ne mund të mësojmë nga secila dhe çdo pjesë e aktivitetit të markave. Pra, le të mësojmë nga kjo.

Nëse do të përdorni trashëgiminë tuaj, sigurohuni që mendoni për këto gjëra:

Tregohuni i vërtetë.

Të flasësh për historinë tënde nuk mund të jetë shumë e fryrë dhe me hiperbola. Flisni për fakte, dhe përdorni ato për të arsyetuar ekspertizën tuaj. Mburrjet vetëm do të rezultojnë në skepticizëm. Dhe, nëse është e mundur, lejoni që konsumatorët të flasin për ju.

Flisni për përfitimet.

Pyesni veten, ‘’Cili është përfitimi i historisë tonë të gjatë në biznes’’? Sepse kjo është saktësisht ajo që do pyesin konsumatorët për ju. Tregoni se si historia juaj ju ka dhënë mundësinë  të ndërtoni ekspertizën përtej çdokujt tjetër në atë kategori. Nëse thoni që i keni bërë këto është një gjë, por të dëshmoni se si kjo i ndihmon konsumatorët është një gjë tërësisht ndryshe.

Bëni ndryshimin.

Në fund, trashëgimia juaj duhet të dallojë aftësitë tuaja nga të gjithë të tjerët në industri. Pra, përdorni ato për të treguar se si performoni më mirë se gjithkush tjetër, duke i lënë të gjithë të duken të papërvojë dhe të pa aftë për të qenë në lartësinë tuaj.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për ndërmarrësit dhe pronarët e bizneseve të vogla. Ju madje jeni më afër konsumatorëve tuaj se markat e mëdha, kështu që përvoja luan një rol edhe më të madh. Është më personale. Pra, është më e rëndësishme të jeni të vërtetë dhe të sinqertë se si shërbeni ekspertizën tuaj. Drama me siguri nuk do të ketë sukses këtu. Besimi është i rëndësishëm dhe përvoja e domosdoshme. Bëhuni të sinqertë se si i shërbeni aftësitë tuaja, dhe tregoni se si konsumatorët përfitojnë nga ato. Pastaj dhe vetëm pastaj, përvoja juaj do të ketë një domethënie.

JIM JOSEPH

Jim Joseph është drejtor në mbarë botën në agjensinë e komunikimit Cohn & Wolfe më bazë në New York, pjesë e kompanisë së medias WPP Group PLC. Ai është autori i çmimit fitues të serive The Experience Effect, jep mësim marketingun në Neë York University, dhe është në bordin e  drejtorëve në shkollën numër një të markës në vend, The VCU Brandcenter. Libri i ri i Joseph, Out and About Dad, tregon udhëtimin e tij unik si baba gjatë një kohe unike në evulimin tonë kulturor.

/entrepreneur.com.al