Momentet e duhura për të postuar në rrjetet sociale

Rrjetet sociale luajnë një rol të rëndësishëm në marketing, shitje, reklamim dhe më tej. Prandaj është thelbësore për kompaninë tuaj të ketë adresa në rrjetet sociale dhe vazhdimisht të ketë praktika evoluese. Grupi i audiencës që iu ndjek dhe momentet e duhura për të postuar janë komponentët kryesor të një strategjie efektive në rrjetet sociale.

Filloni të bëni kërkime rreth industrisë dhe ndiqni kanalet konkurrente në rrjetet sociale. Ju mund të hutoheni nga numri i madh i postimeve që ndodhen aty dhe do të çorientoheni duke mos ditur se kur është momenti i përshtatshëm që dhe ju të postoni përmbajtjen tuaj. Ja përse, pas analizimit të 17.5 milionë postimeve në rrjetet sociale nga 17,737 marka, TrackMaven që mundëson analiza marketingu software, ka shkruajtur Best Times to Post on Social Media Cheat Sheet.

Momentet më të mira për të postuar varen nga industria, kanali dhe target audienca. Në 5 nga rrjete më të mëdha sociale: Twitter, Facebook, LinkedIn, Instagram dhe Pinterest – ndërveprimi i përdoruesve arrin kulmin në momente të caktuara. Raporti ka thënë se ora 5 pasdite e ditës së Martë është momenti ideal për të nxjerr një tweet, ndërsa ora 8 pasdite e ditës së Martë është mundësia më e mirë për të marr më shumë klikime, pëlqime, shpërndarje apo komente në postimet në Facebook.

Mbrëmja e së Premtes është koha më ideale për të postuar në Instagram dhe orari i pikut në Pinterest është ora 1 e drekës ditën e Premte. Mëngjesi i së Mërkurës është koha e duhur për të postuar në LinkedIn sepse në këtë moment ju keni gjasa të komunikoni me profesionistët e biznesit para se ata të fillojnë nga puna.

Raporti gjithashtu ka ekzaminuar oraret specifike të postimeve për 75 industri. Që nga linjat ajrore, moda dhe deri te gjykata, oraret ideale për të postuar ndryshojnë në varësi se kur target grupi i konsumatorëve dhe ndjekësve kontrollojnë adresat e tyre në rrjetet sociale. Për industrinë e linjave ajrore, momenti më i mirë për të postuar në Twitter është ora 1 e së Premtes, kjo ndoshta sepse njerëzit janë duke u përgatitur për fluturimet e tyre. Për industrinë e arkitekturës, koha më e mirë për të dërguar një tweet është të Shtunën në mëngjes kur njerëzit kanë kohë të lirë nga puna për të menduar për projektet dhe rinovimet që mund t’i bëjnë shtëpisë.

Kur dhe çfarë të postoni në rrjetet sociale të markave ndryshon për çdo biznes. Zakonisht, ajo që ju postoni në Facebook nuk do të ishte e përshtatshme për Pinterest, por edhe nëse oraret më të mira të postimit ndryshojnë për secilën. Të jesh i akorduar me audiencën dhe të kuptosh se cila përmbajtje vlen për të do t’iu ndihmojë të krijoni një strategji të fortë në median sociale.

momentet-e-duhura-per-te-postuar-ne-rrjete-sociale-businessmag

/businessmag.al