Mëso dhe bëhu i pasur

Të jesh një njeri i suksesshëm do të thotë të kesh disa talente të zhvilluara. Edukimi është mjeti që ne përdorim për të zgjeruar aftësitë tona. N.q.s doni të jeni të pasur dhe të bëni një jetë të zgjuar, ju mund të zhvilloni intelektin tuaj duke ndjekur kurse online nga shkollat më të mira dhe njerëzit më të suksesshëm tërësisht falas. Kjo është ndër dhuratat më të bukura që interneti na ka mundësuar. Edhe pse jetoni në Shqipëri, tani mund të vishni pa turp bluzat e Harvard , MIT apo Stanford pasi ju mund të bëheni studentë të kurseve online që këto shkolla ndajnë me ne.

CV-ja juaj mund të pasurohet me diploma të klasit të parë dhe pak do të jenë ata punëdhënës brënda apo jashtë vendit që mund t’iu refuzojnë. Më poshtë mund të gjeni listën e 5 siteve online ku ju mund të zhvilloheni dhe më pas t’i jepni komunitetit tuaj atë çka dini të bëni më mirë.

1.Unë jam koder

Une jam koder është një hapësirë online ku çdo student, profesionist apo i apasionuar pas informatikës dhe tekonoligjisë, por jo vetëm, mund të zhvillojë aftësitë e tij duke ndjekur kurse nga specialistë shqiptarë.

2.Coursera

Coursera ofron shërbimet e saj për më shumë se 10 milion përdorues. Ajo ka në përbërjen e saj kurse nga 114 institucione akademike prestigjioze. Të gjitha këto kurse janë falas për t’u ndjekur dhe të jepet mundësia që me një pagesë minimale të merrni çertifikatë, të cilën mund ta shtoni në CV-në tuaj.

3.ed

Një platformë online edukimi edX ofron mbi 300 kurse në fusha të ndryshme si financë apo sipërmarrje. Gjithashtu në edX mund të gjeni klasa  që rrisin aftësine tuaj profesionale.

4.MIT Open Courseware

MIT Open Courseware ofron kurse që jepen në klasat fizike të këtij universiteti.  MIT i ka dedikuar sipërmarrjes një hapësirë të veçantë . Në faqen e sipërrmarrjes  janë hedhur të gjitha klasat dhe materialet që MIT Entrepreneurship zhvillon brënda dyerve të saj.

5.Khan Academy

Khan Academy i dedikohet më shume fëmijëve dhe gjimnazistëve, por edhe të rriturit kanë hapësirën e tyre. Qëllimi i kësaj akademie është  promovimi i edukimit të personalizur.

/businessmag.al