Mbijetesa në Tregun e Kërkuesve të Punës në Industrinë Lulëzuese të Teknologjisë

Nevoja për talentët e teknologjisë vazhdon të rritet.

Në raportin e 2017 të State of Tech Recruiting, Built In tregoi se 53 përqind e kompanive të anketuara kanë plane të rritjes së rrogave për vitin 2017 në shpresën e tërheqjes së personelit më të kualifikuar.

Të tjera burime raportojnë rritje të ngjajshme. The Computing Technology Industry Association edicioni i vitit 2016 i Cyberstates zbuloi se industria e teknologjisë shtoi pothuajse 200,000 punë në ekonominë e Shteteve të Bashkuara. Industria gjithashtu kontribuoi 71 përqind në Prodhimin e Brendshëm të Produkteve.

Për një biznes fillestar të financuar mirë, kjo rritje e shpejtë mund të mos jetë një problem. Për shumicën e bizneseve të vogla, niveli i kërkesës dhe konkurrencës për këto punësime do t’a bëjë marrjen e talentëve më të mëdhenj më problematike.

Përballja me kërkesat e larta

Bazuar në të dhënat të përpiluara nga Glassdoor, punësimi për pozita të teknologjisë merr deri në 35 ditë. Punësimi i stafit të IT mund të jetë i vështirë, dhe përderisa ekzaminimi i aplikantëve zakonisht ngushton kërkimin e kandidatëve më të mirë, duke e bërë procesin shumë  të gjatë mund të humbasë kandidatë të dëshiruar nga kompani të tjera, potencialisht konkurrentë.

Këshillat e mëposhtme mund të ndihmojnë një kompani t’i mbijetojë pritjes dhe të rekrutojë punonjësit e duhur.

  1. Krijoni një ambient të respektueshëm.

Punëdhënësit edhe në buxhetinë më të vogël mund t’a kompensojnë atë duke ofruar një kulturë atraktive të kompanisë. Punonjësit teknikë me përvojë preferojnë të jenë në një ambient ku ekspertiza e tyre respektohet dhe atyre ju jepet një nivel i pavarësisë.

Ata janë të zgjuar, të aftë, duke i bërë ata një pjesë të rëndësishme të misionit të kompanisë do të tërheqë aplikantë të talentuar. Anketimi i Stack Overflow i më shumë se 50,000 zhvilluesve rreth globit konkluduan se kultura e kompanisë është njëra prej tri prioriteteve të kërkuesve të punës kur aplikojnë për një rol. Krijimi i një vendi të punës respektues do të tërheqë kandidatët të cilët kanë përvojë dhe të cilët respektojnë kompaninë tuaj.

  1. Trajnoni punonjësit tuaj.

Përderisa prisni kandidatin e duhur, merrni në konsideratë trajnimin e dikujt i cili ka shkathtësi dhe prirje për një rol në teknologji. Trajnimi mund të ndihmojë adresimin e problemeve teknologjike ose qëllimeve përderisa ju vlerësoni kandidatët, dhe potencialin e vetë trajnimit mund të bëhet një mjet rekrutimi, në mes të tjera përfitimeve.

Duke bërë këtë mund të rezultojë në një karrierë të re në teknologji për një punonjës të trajnuar. Një anketë e CareerBuilder zbuloi se 33 përqind e punëdhënësve të anketuar do të merrnin në konsideratë trajnimin e punës për të mbushur pozitat e hapura të kompanisë. Në anën tjetër, nuk funksionon gjithmonë në mënyrë ideale, kështu që bëhuni realistë për shtimin e përgjegjësive kërkuese për punonjësit e tanishëm të cilët tashmë mund të kenë një pjatë të plotë.

  1. Lidhuni me një partner të teknologjisë.

Punësimi i një kompanie të jashtme ofron një tjetër rrugë për të inkorporuar një nivel të përvojës dhe ekspertizës të cilat nuk mund të përballohen ndryshe, varësisht se a është me orar të plotë ose deri sa të i bashkohet ekipit kandidati i duhur.

Ofruesit e palës së tretë të teknologjisë ofrojnë një perspektivë të re në funksionimin e kompanisë dhe mund të ndihmojë udhëheqësit të zgjidhin probleme jashtë kutisë; edhe Nestle ka filluar të përdorë partnerë të teknologjisë për risi në të ardhmen. Përveç kësaj, një partner bëhet veçanërisht i dobishëm në mbushjen e roleve për hapësira më komplekse në teknologji, si roli i menaxhmentit të teknologjisë ose siguria kibernetike.

Trendi i rrogave të rritura reflekton kërkesën e lartë për punonjës të mirë të teknologjisë. Kjo mund të shkaktojë probleme për pronarët e bizneseve të vogla në buxhet, por gjithashtu duhet t’i bëjë ata të mendojnë se sa i vlefshëm është roli që një talent i teknologjisë luan në një biznes. Këto aftësi po kërkohen shumë sepse ato janë të lidhura me suksesin e biznesit. Kjo do të thotë se është e rëndësishme t’i bëni talentët e teknologjisë pjesë thelbësore të planit të biznesit, jo si një rishqyrtim.

/entrepreneur.com.al