Mark Zuckerberg vendos një qëllim personal çdo vit, po ju?

Mark Zuckerberg ka një plan për vitin 2017: Deri në fund të vitit, ai do të ketë vizituar 50 shtetet dhe do takojë njerëz në secilin prej tyre. Që kur ai udhëtoi dhe vizitoi shumë shtete, ai thotë se ka rreth 30 të tjera për të vizituar këtë vit për të arritur qëllimin e tij.

Zuckerberg i vendos vetes një qëllim personal çdo vit; në të kaluarën qëllimi i tij përfshinte mësimin e gjuhës Mandarin dhe ndërtimin e një AI të thjeshtë për shtëpinë e tij. Në vitin 2016, qëllimi i tij ishte për të bërë një total prej 365 milje vrap, të cilën ai e realizoi. Pse ai dëshiron të vizitojë 50 shtetet? “Pas një viti të kaluar të trazuar, shpresa ime për këtë sfidë është që të dal dhe të bisedoj me njerëzit më shumë për faktin se si ata po jetojnë, po punojnë dhe mendojnë për të ardhmen,” shpjegon ai në postimin e tij në Facebook për planin e tij.

Për dekada, teknologjia dhe globalizimi kanë bërë që njerëzit të lidhen në të gjithë botën. “Kjo ka krijuar shumë përfitime,” shkruan ai, “por për shumë njerëz kjo e ka bërë edhe më të vështirë jetën. Kjo ka kontribuar gjithashtu për një përçarje mjaft të madhe. Ne kemi nevojë për të gjetur një mënyrë për ndryshuar lojën, në mënyrë që të funksionojë për të gjithë.” Në përgjigje të një komenti, Zuckerberg tha se ai shpreson të bisedojë me amerikanët e vërtetë dhe jo vetëm me elitën. Edhe pse ai nuk i përmend zgjedhjet presidenciale, pakënaqësinë e thellë, veçanërisht në Amerikën e Mesme, diçka është e qartë në mendjen e tij. “Puna ime ka të bëjë me lidhjen e botës dhe t’iu japim të gjithëve një zë. Dua që personalisht t’i dëgjoj më shumë ato zëra këtë vit,” shkruan ai.

Është radha jote
A i keni vendosur ndonjëherë vetes një sfidë personale për vitin? Unë e pranoj që nuk e kam bërë, por duket si një ide e mirë. Jetët tona përballen me pengesa dhe ‘deadlines’ dhe është e vështirë të mbash mendjen për realizimin e objektivave më të mëdha. T’i vendosësh vetes një detyrë për ta realizuar deri në fund të vitit është një mënyrë shumë e mirë për të bërë të mundur realizimin e këtyre aktiviteteve dhe qëllimeve si në një periudhë afatgjatë apo edhe në një periudhë afat-shkurtër.

Si të vendosni një qëllim për sfidën tuaj personale? Më poshtë janë disa ide:

1. Mos vendosni një qëllim pune
Po, ju do të keni qëllime pune gjatë vitit dhe ndoshta për të gjithë vitin. Por qëllimet e punës duhet të qëndrojnë në punë. Qëllimet personale duhet të jenë të ndryshme, pjesërisht për shkak se – në qoftë se ju jeni si shumica e profesionistëve dhe sidomos si shumica e sipërmarrësve – keni shpenzuar shumë kohë në punë. Duke ditur se ju keni një qëllim personal për të përmbushur mund t’iu tërheqë larg nga puna dhe kjo është një gjë e mirë. Ka përfitime të padiskutueshme për t’u larguar pak kohë nga puna.

Është në rregull në qoftë se qëllimi juaj do t’iu ndihmojë disi me zhvillimin professional – Jam i sigurt që Zuckerberg e dinte që gjuha Mandarin ishte një zgjedhje e mirë për marrëdhënien e Facebook me Kinën. Por bëjeni atë një qëllim personal, jo një qëllim pune.

2. Planifikoni të masni progresin tuaj çdo muaj.
Le të themi se qëllimi juaj për vitin është të krijoni një blog. Por në qoftë se ju shkruani një postim në blog javën e parë të janarit, atëherë ju e keni realizuar qëllimin tuaj për vitin. Në anën tjetër, ju mund të harroni qëllimin tuaj deri në mes të dhjetorit, shkruani një postim në blog për pushime dhe atëherë e keni përmbushur qëllimin tuaj. Ju gjithashtu mund ta shtyni për më vonë se në mes të dhjetorit dhe më pas mund të mos gjeni një platformë që ju pëlqen për blogun tuaj ose nuk ndiheni të frymëzuar dhe kështu ju mund ta humbisni qëllimin tuaj.

Në vend të kësaj, zgjidhni një qëllim, me të cilin mund të punoni nga pak çdo muaj. Në vend që të filloni një blog, ndoshta qëllimi juaj është për të shkruar një postim në blog çdo ditë apo çdo javë për vitin. Çfarëdo qoftë qëllimi juaj, ju duhet të jeni në gjendje që çdo muaj të realizoni diçka dhe të bëni rregullime në përputhje me rrethanat. Për shembull, në qoftë se Zuckerberg deri në maj nuk ka vizituar asnjë shtet të ri, ai me patjetër duhet të fillojë sa më shpejt realizimin e qëllimit të tij.

3. Zgjidh diçka që është mjaft e vështirë, por jo e pamundur.
Disa njerëz besojnë në vendosjen e qëllimeve të pamunduara me teorinë se në qoftë se keni arritur yjet ju mund të arrini hënën. Unë mendoj se qëllimet më të mira janë ato që më shtyjnë të bëj pak më shumë se zakonisht, por që nuk janë krejtësisht të paarritshme, sepse në qoftë se ato janë të pamundura unë mund të heq dorë i zhgënjyer.

Pra, zgjidh diçka që shpreson se mund ta bësh, por që nuk jeni totalisht i sigurt se mund ta bëni. Duke ditur që një qëllim është në të vërtetë i arritshëm do iu frymëzojë juve të bëni më të mirën tuaj.

4. Zgjidhni diçka që do ju bëjë të lumtur.
Në një botë ideale, qëllimi juaj duhet të jetë diçka që do iu gëzojë kur ta arrini, por gjithashtu duhet të shijoni procesin e punës drejt qëllimit tuaj.

Mos e detyroni veten për një vit të keq duke i dhënë një qëllim që do iu bëjë të mjerueshëm për ta përmbushur. Zgjidhni diçka që ju e dini që është e mirë për ju, por që do iu gëzojë gjithashtu. Për vitin 2017, unë kam vendosur qëllimin për të lexuar 100 libra. Kam lexuar gjatë gjithë kohës, por pjesa më e madhe janë artikuj apo lajme për punë dhe e pranoj që ndonjëherë kur lexoja isha duke luajtur ndonjë lojë gjithashtu. Leximi është një gjë mjaft e mirë, – por leximi i librave ka shtuar dobinë e trurit për shkak të nevojës për të kujtuar informacionin e ndërlikuar nga një seancë leximi në tjetrën dhe hyrja në kontekstin e librit. Të dyja këto aktivitete përmirësojnë njohjen dhe mund të rrisin jetëgjatësinë tuaj.

Po ju? A keni një qëllim personal për vitin? Në qoftë se zgjidhni një qëllim, më lejoni ta shikoj në seksionin e komenteve se cili është.

Burimi:businessmag.al