Ky 14 vjeçar është në rrugë të mbarë për t’u bërë një milioner brenda 2 vjetësh

Caleb Maddix planifikon të jetë një milioner në ditëlindjen e tij të 16-të.

“Unë do të bëhem një milioner në moshën …” Të gjithë i kemi thënë ato fjalë. Ne të gjithë e kemi përfunduar atë fjali për një moshë kur ne do të bëheshim të pasur dhe të bënim një jetë të rehatshme dhe do t’ja përkushtonim jetën tonë një pune bamirësie dhe një shtëpie në plazhin Hawaiian.

Kjo moshë mund të jetë 30 ose 40. Caleb Maddix, është pak më pak se kaq. Ështe 16 vjeç. Dhe ai është tashmë në rrugë të mbarë.

Në vetëm 14 vjeç, Caleb tashmë është duke adresuar audiencën rreth suksesit dhe motivimit. Biznesi i tij i parë u quajt ‘Fëmijët me një mision’ dhe mori mësimet e nxjerra nga Caleb në më shumë se 50 udhëtime misionionare për të sjellë fëmijët së bashku që të ndihmojnë të pastrehët, fëmijët me kancer dhe fëmijët në familjet pa baba. Ai ka shkruar një libër që ndihmon fëmijët për të gjetur fokusin, për përcaktimin e qëllimeve dhe për të krijuar arritje.

Biznesi i tij ‘Kids 4 Success’ ndihmon fëmijët të rrisin vetëbesimin për veten e tyre, për të përmirësuar notat e tyre dhe për të krijuar zakone që të qëndrojnë me këmbë në tokë gjatë gjithë jetës së tyre.

E përmenda se ai është vetëm 14 vjeç, apo jo?

Fokusi i Caleb është që të ndihmojë fëmijët e tjerë të ndjekin hapat e tij sipërmarrëse, por ai pranon se shumë nga këshillat e tij vlejnë edhe për të rriturit. I pyetur për të përmendur tre veprimet më të rëndësishme që fëmijët duhet të marrin për t’u bërë të suksesshëm, ai fillon duke rekomanduar që ata të përcaktojnë qëllimet e tyre dhe ëndrrën e tyre edhe pastaj të vendosin “ tre-shin e tyre ditor” tri gjëra që mund të bëjnë çdo ditë për të punuar në drejtim të asaj ëndrre që kanë përcaktuar.

“Kur isha i ri kam pasur një ëndërr për të ndërtuar biznesin tim”, thotë ai, ” kështu që studiova në YouTube rreth baseballit. Gjuaja çdo ditë dhe kisha një grup që ushtrohej për gjuajtjet. Kur fillova në industrinë e suksesit, unë lexoja çdo ditë, postoja çdo ditë në mediat sociale, bëja ushtrime dhe punoja jashtë për të qëndruar në kulmin e performancës. ”

Së fundmi, me këshilla që do të ngrohnin zemrën e çdo prindi, Caleb gjithashtu rekomandon që fëmijët të edukojnë veten e tyre. “Ka aq shumë informacion për këshilla të ndryshme. Unë jam këtu ku jam për shkak të librave që kam lexuar. Është çelësi(K.E.Y) i suksesit: (Keep Educating Yourself) Vazhdoni Edukoni Veten tuaj. Sa më shumë të mësosh, aq më shumë do të përfitoni në kthim. “

Caleb, babai i të cilit është një folës motivues dhe i ka siguruar atij ndihmën dhe përkrahjen për të promovuar biznesin e tij, tashmë ka filluar të adresojë audiencën, duke ndarë skenën  me Gary Vaynerchuk ndër të tjera. Audiencat kanë tendencë për t’iu përgjigjur një nga dy mënyrave: Disa, thotë Caleb, vënë në pikëpyetje përvojën e tij dhe moshën e tij, por të tjerët i kushtojnë më shumë vëmendje mesazhit. “Disa mendojnë:” Ky fëmijë është mbreslënës. Ai është super frymëzues. ” Ata e marrin atë për mirë dhe shikojnë për të mirën. “

Tani për tani, në mes të shkollës së tij, takimit me miqtë e tij dhe duke bërë të gjitha gjërat e tjera që adoleshentët bëjnë, Caleb është fokusuar në ndërtimin e kompanisë së tij të mentorimit. Ai ka formuar partneritete me udhëheqës të ndryshëm përfshirë Kevin Harrington i Shark Tank dhe është duke punuar drejt qëllimit të tij.

“Përkufizimi i suksesit është që të godasësh objektivin,” thotë ai. “Mendoj se fëmijët nuk e kuptojnë sesa shumë mund të arrijnë.”

/businessmag.al