Kthimi ne pune pas shtatzenise, keshilla te vlefshme

72.5 % e nenave italiane rikthehen ne vendet e tyre te punes pas lindjes. Por çfare ndodh pas rikthimit?
eshte vene re se marredhenia me koleget e punes pas rikthimit nuk eshte me e njejta. Ndonjehere, krijohet nje atmosfere e huaj dhe te duket sikur gjithçka duhet te filloje nga e para. Gjate kesaj periudhe krijohet nje situate jo e kendshme, e cila eshte normale, pasi nga njera ane eshte femija dhe nga ana tjeter puna me gjithe ndryshimet qe ka pesuar. Koha eshte nje faktor tjeter qe ka ndikimin e vet, te duket sikur nuk ke asnjehere kohe per asgje.

Per t’u lehtesuar sadopak, ju sugjerojme te flisni me shefin e personelit qe per nje periudhe te caktuar te mos punoni me orar te plote. Gjithashtu, sipas kodit te punes dhe kontrates perkatese me kompanine, ju mund te merrni leje ne çdo rast kur femija juaj eshte semure. Nje keshille tjeter e vlefshme per te kapur serish ritmin e punes eshte te merrni informacion se çfare ka ndodhur gjate mungeses suaj dhe t’u kushtoni rendesi projekteve te se ardhmes. Gjate kesaj periudhe do te ndiheni ne faj se nuk jeni prane femijes, prandaj here pas here, gjate dites, beni nje telefonate per te pyetur per te. Nese ndryshoni pozicionin e punes apo zyre, mos e perjetoni me frike, por shikojeni si nje pervoje te re dhe mundesi per te ecur perpara ne karriere.

Burimi: Portali Living

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj