Këto janë industritë, praktikat e të cilave ofrojnë punësim

Është e vështirë për të bërë një stazh, por akoma dhe më e vështirë është të dish nëse ky stazh mund të të sigurojë një punë.

LinkedIn ka analizuar profilet e studentëve të cilët punojnë me kohë të plotë pas praktikave verore për të zbuluar cilat industri premtojnë praktika afatgjata.

Aftësitë më të kërkuara si kontabiliteti dhe inxhineria ofrojnë punësim, por edhe fusha të tjera si tregëtia kanë treguar gjithashtu një rritje të nivelit të punësimit.

LinkedIn thotë gjithashtu se muaji më i mirë për të aplikuar për një praktikë verore është Maji.

“Në ditët e sotme ku tregu i punës është shumë konkurues është e vështirë të gjesh një punë me kohë të plotë menjëherë pas përfundimit të universitetit, por një stazh mund t’iu ofrojë përvojën e duhur duke patur kështu avantazh në punën e ardhshme,” thotë LinkedIn.

Industritë më të mira për të bërë praktikën

Industria / Përqindja

1. Kontabilitet: 55%

2. Gjysmëpërçues: 43%

3. Menaxhim: 38%

4. Programe kompjuterike: 36%

5. Inxhineri civile: 34%

6. Teknologji Informacioni dhe Shërbime: 33%

7. Internet: 33%

8. Aviacion: 32%

9. Mbrojtje dhe hapësirë: 32%

Burimi:businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj