Këto 3 shpikje janë e ardhmja e modës

1. Tatuazhet elektronike

Këto tatuazhe të përkohshme tech mund të të kthejnë ty në një “superhero”. Ato ngjiten në lëkurë, duke lejuar një integrim të thjeshtë elektronik me trupin e njeriut. Ato janë bërë me bojë përçuese.

Qarqet arrijnë të masin temperaturën dhe në këtë mënyrë ju mund të monitoroni trupin për ethe. Kompania që qëndron pas dizajnit, Chaotic Moon, shpreson që së shpejti t’i shtoj tatuazheve më shumë biosensorë.

Për momentin, teknologjia është akoma në fazën beta, por Chaotic Moon mendon se këto tatuazhe do të jenë shumë të lira dhe ju do të mund të bleni një pako me tattoo njësoj siç bleni një pako me çamçakëza.

2. Boja e flokëve që ndryshon ngjyrën

“Zjarri” (Fire) është një bojë speciale e dizenjuar për të ndryshuar ngjyrën në bazë të temperaturës. Ajo mund të bëhet e zezë, e kuqe, e bardhë, blu, argjend apo e verdhë duke matur nëse është ftohtë apo nxehtë.

Përbërësi magjik i bojës është një pigment termokromik që është i ndjeshëm ndaj temperaturave.

3. Një manekin i printuar 3D

Imagjinoni nëse kompanitë e veshjeve do të mund të prodhonin rroba për trupa të vërtetë në bazë të disa të dhënave. Në fakt ky është një premtim i bërë nga dy kompanitë BodyLabs dhe VooDoo Manufracturing, të cilat duan të ndihmojnë dizajnerat të krijojnë veshje duke përdorur skanime 3D të njerëzve të vërtetë.

Skanimi gjithashtu mund t’i lejojë njerëzit të provojnë rroba virtualisht duke përmirësuar kështu blerjet online.

Burimi:businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj