Këto 10 Shtete do të Kenë më së Shumti Udhëtarë Biznesi në Dekadën e Ardhshme

Nëse jeni në industrinë e udhëtimeve, bëhuni gati për një të ardhme të zënë. Gjatë Mbledhjes Globale të Turizmit Botëror në Bangkok këtë muaj, WTTC dhe  Travelport zbuluan në një raport të ri se biznesi i sektorit të udhëtimeve 1.2  trilion dollarësh pritet të rritet në 3.7 përqind vit pas viti në dekadën e ardhshme.

Dhe për ata të cilët punojnë në tregje në zhvillim si Asia-Pacific, është koha të përgatiten për lulëzimin e udhëtimeve. Biznesi i udhëtimeve në atë rajon pritet të rritet në 6.2 përqind çdo vit. Pa dyshim ,që Kina kryeson në listë si shteti me rritjen më të madhe, me 9.5 përqind rritje në aktivitet. Pas saj është Myanmar me 8.7 përqind dhe Rëanda me 8.5 përqind.

10 shtetet me rritjen më të lartë të parashikuar në biznesin e udhëtimeve nga 2017 deri në vitin 2027 janë:

1 Kina, 9.5 përqind

2 Myanmar, 8.7 përqind

3 Rwanda, 8.5 përqind

Bëhuni gati për lulëzim të udhëtimeve.

4 Gabon, 8.5 përqind

5 Greqia, 8.2 përqind

6 Hong Kong, 8 përqind

7 Tanzania, 7.9 përqind

8 Cambodia, 7.4 përqind

9 Solomon Island, 7.3 përqind

10 India, 7.2 përqind

Gjatë pesë viteve të fundit, shpenzimet për udhetimet e biznesit në tregjet në zhvillim si Republika Demokratike e Kongos dhe Qatarit është rritur. Në mes të viteve 2011 dhe 2016, shpenzimet në udhëtimet e biznesit në Kongo u rritën në 32 përqind, 25 përqind në Qatar, 21 përqind në Azerbaijan dhe 19 përqind në Mozambique. Mirëpo, tregjet më të mëdha të udhëtimeve të biznesit janë ende në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Japoni.

Raporti tregon një numër faktorësh të cilët kanë kontribuar në këtë rritje. Sot, kompanitë po kërkojnë të zgjerohen në territore të paarritshme, duke zhvilluar tregje të reja dhe duke rritur të ardhurat. Studimi thekson edhe një lidhje në mes të paqes dhe zhvillimit ekonomik, të cilat tregojnë se pse shtetet si Sudani, Sri Lanka, Angloa dhe Rwanda, të cilat kanë dalë nga konflikti,kanë hyrë në listë të shteteve të cilat pritet të kenë rritjen më të lartë të udhëtimeve të biznesit.

Sigurisht, njëri prej faktorëve më të mëdhen i cili ka kontribuar në këtë rritje është teknologjia. Nga njoftimet në telefonë në përmirësime të udhëtimeve dhe informatave të arritshme, shumë e më shumë teknologji po shfaqen të cilat mbështesin udhëtarët dhe bizneset e udhëtimeve.

‘’Çdo ditë ne shohim biznesin e udhëtimeve duke u rritur në një përqindje domethënëse në shumë tregje në zhvillim me teknologjinë duke luajtur një rol domethënës në lehtësimin e rrugës për ata  të cilët udhëtojnë për punë’’, tha Kryeshefi Ekzekutiv i Travelport Gordon Wilson në një njoftim për shtyp.

//entrepeneur.com.al