Këshilla të Thjeshta për Shkrimin e E-maileve të Cilat Lexohen Nga Marrësit

Nëse keni kaluar një pasdite (ose 20) duke peshkuar përmes thellësive të turbullta të inboxit të korporatës, mund të befasoheni kur të mësoni se qëllimi origjinal i e-mailit ishte të ndërtojë marrëdhënie, në mënyrë specifike brenda akademisë. Profesorët dikur përdornin e-mailin për t’u lidhur me kolegët, për të ndarë të dhëna dhe të bashkëpunojnë në mënyrë më efikase.

Ka kaluar shumë kohë nga ato ditë të qeta. Punonjësi mesatar i zyrës pranon 121 e-maile pune në ditë. Kjo do të thotë rreth 116.4 miliardë e-maile biznesi dërgohen në ditë globalisht. Dhe për shkak se shumë njerëz kontrollojnë e-mailet vetëm pasi të kthehen nga takimet, duke prioritizuar ato nga emrat të cilët ata i njohin, mundësitë e të shiturit përmes e-maileve nuk duken edhe aq të mira.

Por jo të pamundshme. Duhet të jeni strategë se si të arrini te kontaktet e reja. Këtu janë disa gjëra që duhet të mendoni para se të dërgoni mesazhet tuaja.

Bëni kërkime për marrësin tuaj

‘’Para se të flisni me ndonjë konsumator ose partner potencial, lexoni dhe kërkoni gjithçka për ta që të dini dëshirat dhe personalitetin e tyre’’,  tha themeluesi i HustleCon Sam Parr në një postim të fundit. Kjo do të thotë të kërkoni në LinkedIn, Google, Youtube dhe përtej tyre. Mund të tingëllojë e qartë, por shumë njerëz nuk e bëjnë këtë, sepse kërkimi efikas konsumon kohën e tyre. Përveç se ju ndihmon të rregulloni strategjinë tuaj të shitjes, ky kujdes ju mundëson të përfshini ndjenja personale në mesazh ( ‘’Unë jam gjithashtu admirues i Cardinals!’’). Ju bën më njerëzor dhe i tregon kontaktit tuaj se ju po bëni më shumë se sa vetëm një vizë në kuti. Edhe më mirë, falenderoni marrësin tuaj sërish, lehtësisht dhe me humor.

Gjeni një ‘’sherpa’’

Çdo kompani ka ish ekzekutues, të cilët lanë punën për shkak të parave ose u pensionuan. Ne i thërrasim këta ‘’Të dërguar’’, por terme të tjera të famshme në botën e biznesit janë gjithashtu ‘’sherpas’’ ose ‘’rabin’’. Gjeni këta njerëz. Ata do ju mësojnë kontekstin e pikave dhe vizave në faqe standarde të organizatave, gjithashtu edhe tonin e duhur për zgjerimin tuaj fillestar. Më e rëndësishme, ata do t’a dinë se Matt i prokurisë dëshiron të flasë për golf para se të diskutohet çështja, ose se Ben i marketingut, dhe jo zëvendës presidenti i lartë, është vendimmarrësi i vërtetë kur vjen puna te reklamat e teknologjisë. Ky lloj i dijenisë formëson mesazhin tuaj dhe i tregon lexuesit se investimi juaj nuk ka të bëjë vetëm me shitje, por me fillimin e një marrëdhënieje.

Respektoni ndarjen e gjatësisë së e-mailit

E-mailet e gjata kanë tendenca të pranojnë përgjigje të shkurta, më së shumti sepse marrësi me siguri nuk e ka lexuar të tërën. E-mailet e shkurtëra shpesh pranojnë përgjigje më të gjata, për shkak se lexuesi po kërkon më shumë informacione.

Përpjekjet e ndërtimit të marrëdhënieve përmes e-maileve në mënyrë tipike duhet të jenë të shkurtëra, direkte dhe kontekstuale. Qëllimi është të filloni procesin e ndërtimit të asaj se çfarë doni nga marrëdhënia. Mendoni: Unë jam____, Dua të flas më shumë për___, dhe,   ____ është një gjë e mirë të cilën dua t’a di për ju dhe për prapavijën tuaj.

Mos e harroni thirrjen për veprim

Shumë shpesh e-mailet i kërkojnë marrësit të bëjë 15 gjëra të ndryshme. Këto e-maile injorohen ose fshihen. Mbani thirrjet për veprim të e-maileve direkte dhe të qarta. ‘’Do të dëshiroja një takim 30-minutësh me ju’’ ose ‘’Do të dëshiroja të ju qerasja me një kafe/birrë në fund të kësaj jave’’ janë thirrje për veprim direkte. Marrësi tani e di rezultatin e pritur dhe mund të marrë një hap të ardhshëm definitiv në ndërtimin e marrëdhënies nga ana e tij.

David Hammer

Themelues i Emissary

David Hammer është themelues i Emissary, një platformë ndërmarrëse e cila lidh organizatat e shitjeve me ekzekutuesë të cilët japin këshilla për marrëveshjet e tyre. Para se të themelonte Emissary, Hammer ishte menaxher i produktit në Google, ku ai krijoi DoubleClick Bid Manager, e cila ndihmon reklamuesit dhe agjensitë të ekzekutojnë fushata të reklamave të sofistikuara. Ai ka diplomuar në shkenca kompjuterike në Harvard University.

://entrepreneur.com.al/