Këshilla për prindërit dhe fëmijët – Si të qëndrojmë të sigurtë online

Për fëmijët

1. Gjithmonë: Mbaje privat profilin tënd personal në rrjetet sociale.
2. Gjithmonë: Bllokoji personat me të cilët nuk dëshiron të komunikosh. Nëse nuk e di se si, pyesni prindin, mësuesin apo një mik të besuar.3. Gjithmonë: Bëj kujdes me kë i ndan të dhënat dhe fotot e tua.
4. Gjithmonë: Ruajini mesazhet lënduese, të cilat mund t’I përdorni si prova për të informuar autoritetet.
5. Gjithmonë: Bëni kujdes kujt ia dërgoni fotot tuaja, sepse disa njerëz mund t’i përdorin në mënyrë të dëmshme apo të gabuar.
6. Gjithmonë: U thoni prindërve apo një të rrituri të cilit i besoni, nëse hasni ndonjë informacion që ju bën të ndiheni në siklet.
7. Gjithmonë: Pyesni prindërit apo mësuesit tuaj përpara se të shkarkoni, të instaloni programe, apo të bëni ndonjë gjë që mund të dëmtojë kompjuterin tuaj e të rrezikojë privatësinë e familjes suaj.
8. Gjithmonë: Jini një qytetar i mirë online dhe mos bëni diçka që lëndon të tjerët apo është kundër ligjit.
9. Kurrë: Mos jepni informacion personal, si numër telefoni apo adresë të shkollës, shtëpisë, adresë emaili, apo adresën e punës së prindërve kur regjistroheni në faqe online.
10. Kurrë: Mos bini dakord të takoni dike që keni njohur online pa miratimin e prindërve.
11. Kurrë: Mos postoni foto provokuese të tuajat apo miqve tuaj në internet, duke u ekspozuar ndaj “maniakëve të internetit”.
12. Kurrë: Mos ia jepni fjalëkalimin e llogarive në rrjetet sociale, askujt tjetër përveç prindërve.
13. Kurrë: Mos iu përgjigjni mesazheve fyese apo që ju vënë në siklet. Tregojuni menjëherë prindërve apo një të rrituri të besuar.
14. Nëse ndiheni të cënuar apo keni nevojë për ndihmë telefononi falas Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë ALO 116.
15. Sigurohuni që miqtë tuaj në internet të jenë njerëz që i njihni edhe në jetën reale.
16. Mos gënjeni për moshën në profilin tuaj në rrjetet sociale sepse mund të joshni njerëzit e gabuar. Mbani mend që gjithashtu edhe të tjerët mund të gënjejnë lehtësisht për moshën që kanë, ndaj kurrë nuk e dimë se me kë po flasim.
17. Nëse dikush ju bezdis online, kontaktoni ofruesin e shërbimit. Çdo rrjet ka një hapësirë të posaçme për këtë lloj problemi. Kontrolloni faqen e tyre të internetit ose telefonojuni për këshilla.
18. Përpiquni mos t’ju përgjigjeni personave që mund t’ju dërgojnë mesazhe, emaile apo video të ashpra në celular pasi kjo mund të përkeqësojë situatën.

Për prindërit

19. Gjithmonë: Paralajmëroni fëmijët tuaj se duhet të bëjnë kujdes kur japin informacion personal.
20. Gjithmonë: Mbikëqyrni se me kë bisedojnë fëmijët tuaj në internet.
21. Gjithmonë: Flisni me ta rreth rreziqeve që u kanosen kur njohin njerëz të rinj online.
22. Gjithmonë: Mësojini fëmijëve tuaj si ta bllokojnë dike online dhe si të raportojnë nëse nuk dëshirojnë të komunikojnë më me të.
23. Gjithmonë: Përdorni filtra që bllokojnë hyrjen në faqe interneti që kanë përmbajtje të dëmshme për fëmijët.
24. Gjithmonë: Ekploroni internetin bashkë me fëmijën tuaj. Pyetini se cilat faqe pëlqejnë më shumë, si dhe çfarë bëjnë atje, që të mësoni të mirat, rreziqet dhe mënyrën për t’i mbrojtur ata.
25. Gjithmonë: Disktutoni me fëmijët tuaj rreth të mirave dhe rreziqeve të mundshme, që t’i ndërgjegjësoni dhe t’i ruani nga përvojat e pakëndshme.
26. Gjithmonë: Nxitini fëmijët të ngarkojnë në internet vetëm ato foto që ju si prindër do t’ju pëlqente t’i shihnit.
27. Gjithmonë: Mbajeni kompjuterin në dhomën e përbashkët për familjen. Kështu ju mund të monitoroni çfarë bën fëmija juaj online.
28. Gjithmonë: Jini vigjilentë dhe aktivë në rrjet dhe raportoni tek autoritetet përkatëse gjithçka që e shini si të papërshtatshme apo të jashtligjshme.
29. Pyesni rregullisht fëmijët nëse dikush i ngacmon online dhe ofrojini mbështetje.

/businessmag.al