Ja pse dështojnë startup-et

Kur startup-et marrin të tatëpjetën , vëzhguesit e jashtëm nxitojnë të llogarisin pasojat. A e përdori ndokush produktin? A kishte CEO shumë experience? A i shpërdoruan ata paratë?

Tani ne kemi disa përgjigje nga ‘varreza’ e startup-eve Autopsy.io. Autopsy publikon një listë të dështimit të startup-eve të teknologjisë, e cila përfshin mbi 112 shembuj që datojnë që nga 2006. Më e rëndësishmja, Autopsy përfshin artikuj ku vetë sipërmarrësit përpiqen të shpjegojnë, me fjalët e tyre, se ku kanë gabuar dhe pse ata dështuan.

Për të analizuar këtë rritje, kompania semantike software ‘Expert System’ ka kryer një analizë të avancuar të artikujve në kërkim për tema të përbashkëta pse startupet dështojnë. Ata ndanë raportin e tyre me Forbes për të ndihmuar startup-et të mësojnë nga mësimet e atyre që kanë ardhur (dhe kanë shkuar) para.

Ndërkohë që shumë sipërmarrës shqetësohen rreth marketingut, të ardhurave, dhe të punësuarve, asnjë nga ato nuk ishin në top 10 arsyet e identifikuara si arsye kritike për dështim. Metodologjia e tyre: çfarë fjalësh janë përmendur në të njëjtën fjali si “dështon” ose “dështim.” Kjo çoi në një rezultat interesant: “produkt” është përmendur 15 herë në këto fjali, në krahasim me punonjës, marketing, ose të ardhurat në vetëm 2 herë të përmendura. Kjo sugjeron se produkti është shkaku kryesor për shumë probleme për startup-et.

Kur Expert System zgjeroi analizën e tyre tekstuale për të përfshirë të gjitha fjalët e përmendura (jo vetëm ato në fjali me “dështimin”), ajo tregoi se paraja është gjithashtu kritike. Pas të gjithave, shumica e startup-ve dështuan, sepse iu mbaruan paratë ose nuk mundën të provojnë se ata meritonin një raund të ri të financimit. “Paraja”, “Kapitali”, apo “Fondi” u përmendën nga 78% e startup-ve. “Produkti” ishte përmendur nga 66 startup-e, “Idea” 65, dhe “Investitorët” ose “VC” 50.

Për fat të keq, analiza e të dhënave nuk shkon thellësisht mjaftueshëm për të identifikuar shqetësimet specifike themelore në një kategori si “paratë.” A dështuan në mbledhjen e fondeve? E menaxhuan rrjedhën e investimeve keq? Apo nuk gjeneruan shitje të qëndrueshme? Këto do të duhet të analizohen në një bazë rast pas rasti.

Raporti tregoi se sipërmarrësit kanë tendencë të kenë probleme të veçanta (të përmendur 196 herë në total) që fajësojnë për dështimin e tyre. Më shumë se gjysma e atyre  kanë marrë vendime “gabim” (92 herë), ose “të gabuara” (39). Të tjerët thjesht thanë se biznesi i tyre u bë shumë “i vështirë” (59).

Pesë foljet më të përmendura shprehnin veprim për të krijuar produktin si: bëj, ndërtoj, punoj, dëshiroj, filloj. Por fjalë të tilla si “lançimi” (102 herë në total) ose “shes” (80) janë përmendur më shumë se “prodhoj” (27) ose “ekzekutoj” (18). Të marrësh të drejtën e produktit në praktikë është shumë më e vështirë se sa kjo tingëllon.

Pastaj përsëri, shumë startup-e mund të fokusohen shumë te produkti, dhe jo  mjaftueshëm për shqyrtimin e nevojave të përdoruesit  apo në hapat e nevojshëm për t’a marrë atë në treg. Ndërsa produkti është përmendur 454 herë në total, konsumatorët (202) dhe tregu (176) që është shumë më i ulët.

/businessmag.al