“Hurun Report”: Bill Gates, njeriu me i pasur ne bote

Me 85 miliarde dollaret e tij, Bill Gates eshte akoma dhe nje here njeriu me i pasur ne bote. Ka qene revista kinezse “Hurun Report” ajo qe ka “kurorezuar” amerikanin, duke publikuar listen e pasanikeve te botes.

Ne krahasim me renditjen e fundit te “Forbes”, ka nje shkembim vetem ne vendin e trete, i fituar nga Warren Buffet, qe parakalon Amancio Ortega, ndersa vendi i dyte shkon per meksikanin Karlos Slim. Pasuria e 75-vjeçarit titullar i “America Movil” shkon ne 83 miliarde, ndersa ai i vendit te trete kap shifren 76 miliarde.

Tre te paret ne renditje, kane shtuar respektivisht pasurine e tyre ne krahasim me vitin e shkuar: Gates me 25%, Slim 38% dhe Buffet 19%, ndersa Ortega eshte me “i varferi” me 11%.

 /bussinesmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj