Gjuhëza Pule të Rritura në Laborator Mund t’a Ndryshojnë Industrinë e Mishit Përgjithmonë

Për dekada me radhë, ka pasur shqetësime rreth ndikimit mjedisor dhe trajtimit të kafshëve në industrinë Amerikane të mishit 200$. Dy biznese të reja janë në kërkim për t’i shkundur gjërat.

Zona e Gjirit të kompanisë Memphis Meats dhe me bazë në Holandë Mosa Meats kanë bërë atë qëllimin e tyre për t’i zëvendësuar kafshët e fermave me mish të rritur nga qelizat e vetë-prodhuara. Mishi i prodhuar nga qelizat krijohet në tanke bioreaktore të çelikut, dhe kompanitë i kanë etiketuar këto produkte si “mish i pastër”, e cila në thelb do t’a revolucionarizojë tregun e mishit.

Shkencëtarët nga këto kompani kanë krijuar tashmë produktet e viqit, duke përfshirë një hamburger dhe një qofte të rritur nga qelizat e gjedhit. Por dje, Memphis Meats për herë të parë i testuan gjuhëzat e pulës të rritura në laborator me një grup të konsumatorëve, dhe përgjigjet ishin pozitive. Në fakt, shumica e testuesve thanë se ata do t’i hanë bukët e skuqura me gjuhëzën e pulës përsëri.

Shtimi i pulës në listën e mishit të prodhuar nga qelizat është një hap i madh. Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, çdo Amerikan ka konsumuar një mesatare prej 90.9 paund të pulave në vitin 2016 – pothuajse të njëjtën sasi të viçit dhe derrit të kombinuar.

Përveç kësaj mungesa e të rriturit dhe më pas therjes së kafshëve, ky koncept i mishit të rritur në laborator ka një avantazh të madh mjedisor. Kompanitë thonë se kjo teknikë shmang ndonjë “kosto të grurit, ujit dhe mbeturinave të kafshëve”, raporton Wall Street Journal.

“Ne presim që produktet tona të jenë më të mira për mjedisin (duke kërkuar deri në 90 për qind më pak emisione të gazit, tokës dhe ujit se mishi i prodhuar në mënyrë konvencionale), kafshët dhe shëndetin publik”, thuhet në faqen e internetit të Memphis Meat.

Kur Memphis Meat lëshoi qoftet e saja të prodhuara nga qeliza për herë të parë, ajo kushtonte $ 18,000 për prodhimin e një paundi. Kompania që nga atëherë e ka ulur koston. Duke e përdorur teknologjinë e saj aktuale, Memphis Meat vlerëson ajo mund të prodhojë një kile pulë për më pak se $ 9,000. Për të konkurruar me djemtë e mëdhenj, kompania vazhdon të kërkojë mënyra për t’i ulur shpenzimet.

Memphis Meats shpreson t’a shesë mishin e saj të prodhuar nga qelizat deri në vitin 2021.

ROSE LEADEM

STAFI ENTREPRENEUR

Asistente e Redaksisë në Internet

/entrepreneur.com.al