Gjithçka që duhet të dini për investitorët ëngjëj

Çfarë është: Investitorët ëngjëj mund të jenë profesionistë si doktorë apo juristë, ish bashkëpunëtorë biznesi – ose edhe më mirë akoma, sipërmarrës të thekur të interesuar të ndihmojnë brezin e ri. Ajo që ka rëndësi është se ata janë të pasur dhe të gatshëm të investojnë qindra mijëra dollarë në biznesin tuaj në këmbim të një veprimi.

Si funksionon: Përgjithësisht, ëngjëjt duhet të plotësojnë përkufizimin e Securities Exchange Commission’s (SEC) sa i takon investitorëve të akredituar. Secili prej tyre duhet të ketë një pasuri neto prej të paktën…


$1 milion dhe të bëjë $200,000 në vit (ose $300,000 në vit së bashku me bashkëshorten).

Investitorët ëngjëj ju japin juve para. Ju i shisni atyre kapital në kompani duke përmbushur rritjen në investim me SEC. Zakonisht investimet ëngjëj punojnë me rreth $600,000. Shumë nga investimet përfshijnë shumë investitorë në sajë të shtimit të grupeve të investitorëve ëngjëj.

Ana pozitive: Investimet ëngjëj mund të jenë perfekte për bizneset që e kanë kaluar fazën fillestare. Por ende sapo kanë hyrë në lojë dhe kanë nevojë për kapital për të zhvilluar një produkt apo për të financuar një strategji marketingu.

Shumë biznese që kanë marrë investime ëngjëjsh kanë marrë tashmë disa të ardhura por ato kanë nevojë për para për ta çuar kompaninë në nivelin tjetër. Jo vetëm që një investitor ëngjëll mund ta bëjë këtë gjë por ai ose ajo mund të bëhet një mentor i rëndësishëm. Sepse paratë e tyre janë në lojë, ata do të jenë shumë të motivuar të shikojnë biznesin tuaj të ecë përpara.

Ana negative: Ju mund të jepni 10-50 përqind të biznesit tuaj. Mbi të gjitha ekziston gjithnjë rreziku që investitorët tuaj të mendojnë se ju jeni pengesa kryesore pse kompania nuk ecën drejt suksesit dhe mund tju “heqin qafe” duke ju pushuar, kështu nuk do të jeni më pjesë e kompanisë që ju krijuat.
Investitorët ëngjëj, ashtu si kapitalistët e ndërmarrjeve, do të donin të shikonin rezultatin e lojës në fund të rrugës që do ti lejojë ata të marrin fitimet e tyre, pra të shikojnë nëse ka një ofertë publike ose biznesi juaj do të blihet nga një kompani tjetër. Ndoshta mund të hiqni dorë nga drejtimi i ndërmarrjes suaj para se ti ndjeni lezetin.

Si të përfitoni një investim ëngjëll: Dikur investitorët ëngjëj ishin njerëz të pasur që pronari i biznesit i njihte. Ose ata mund të jenë sipërmarrës veteran të cilët ishin zbuluar nëpërmjet rrjeteve demode në Dhomën lokale të Tregtisë ose një bankier, avokat apo kontabilist. Megjithatë, grupet ëngjëj janë shtuar këto ditë duke ofruar mentoring dhe coaching më shumë se para.
Angel Capital Association (ACA), me qëndër në Overland, Kanada, ka një listë online të grupeve ëngjëj që janë anëtarë me reputacion si dhe organizata të lidhura me ACA. Faqe të tjera me këtë informacion janë AngelList dhe MicroVentures.

 

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj