Gjërat që NUK duhet të bëni kur zgjoheni

Janë disa gabime që ne bëjmë në mëngjes që përgatisin terrenin për një ditë joproduktive dhe të pakëndëshme.

Dhe shumica prej nesh është fajtor për të paktën një prej tyre.

Këto, janë disa nga gjërat që nuk duhet të bëni në mëngjes që duhet t’i shmangni – plus si t’i zëvendësoni.

Të pish kafe.

Për disa njerëz, koha më e mirë për të pirë kafe është pas orës 9:30 të mëngjesit. Nëse e pini kafen shumë shpejt, ajo do të ngadalësojë prodhimin e kortisolit në trup, dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni më pak energjik.

Ta lësh shtratin të parregulluar.

Sipas Charles Duhigg, autori i librit “Forca e zakonit” (“The power of habit”), të rregullosh shtratin është “zakoni kryesor” që fillon një reaksion zinxhir për të gjitha zakonet e mira gjatë ditës.

Të kontrollosh email-et.

Rezistojini dëshirës për të kontrolluar inbox-in tuaj. Në këtë mënyrë do ta keni më të thjeshtë të mos ngecni në cikël pafundëm me kërkesa.

Të bëhësh gati në errësirë.

Kjo mund ta shpërqëndrojë trupin duke menduar se është akoma natë dhe ju do të ndihemi akoma më të përgjumur.

Të rrish i mbledhur.

Psikologia e Harvard, Amy Cuddy thotë se të tërhiqesh ndërkohë që je akoma i shtrirë në shtrat është një mënyrë për të rritur vetbesimin ndërkohë që nis ditën tënde.

Të shtypësh butonin “një sy gjumë” (snooze button)

Ekspertët e gjumit mendojnë se snooze është një opsion i gabuar dhe në këtë mënyrë ti do të zgjohesh i përgjumur dhe jo i freskët.

Të improvizosh.

Në fakt, ju duhet të keni një rutinë automatike. Vullneti jonë është i limituar, kështuqë ruajini burimet mendore atëherë kur vertetë ju duhen.

11

/businessmag.al