Gjërat e Domosdoshme Në Çantat e Udhëtimit të Këtyre Ndërmarrëseve

Gjatë udhëtimeve në lokacione të largëta për takime biznesi, për t’u lidhur me konsumatorët ose për të folur me shitës potencialë, është e rëndësishme të planifikoni se çfarë do të merrni në bagazhin tuaj.

Duke qenë stratege, do t’a kurseni veten nga stresi. Dhe përderisa dokumentet e rëndësishme, gjërat e vlefshme dhe paratë janë të rëndësishme, ka edhe disa gjëra të tjera të cilat duhet t’i keni me vete për t’a bërë përvojën tuaj të udhëtimit më të mirë.

Në Circular Summit, një konferencë e grave në Houston, ne pyetëm disa gra ndërmarrëse dhe udhëheqëse se cila është gjëja të cilën gjithmonë e mbajnë në çantën e tyre. Ja se çfarë thanë ato:

Gjithmonë mendoni për pastërtinë.

‘’Një brushë të dhëmbëve dhe një shampo të thatë udhëtimi. Nuk e dini kurrë se kur planet e juaja të udhëtimit do të vonohen për shkak të motit ose të problemeve në aeroport. Unë gjithmonë sigurohem se kam gjërat e nevojshme në çantë për t’u freskuar pas një dite të gjatë udhëtimi para se të shkoj në një takim biznesi ose një darkë pune’’.

Erin Gore, themeluese dhe kryeshefe ekzekutive e Garden Society, një kompani e përzierjes së kanabisit.

Përdorni kohën e lirë për edukim.

‘’30 minutat e mia të preferuara të fluturimit janë zbritja dhe nisja. Nuk mund të përdor kompjuterin tim, kështu që përdori atë kohë për t’u kapur në ide dhe  fakte të reja. Unë gjithmonë marr një libër dhe një revistë, dhe sigurohem se kam programe të shkarkuara në telefonin tim. Nuk i arrij kurrë të gjitha, por provoj të absorboj disa ide dhe mendime të reja. Mendoj se një mendje kurioze më bën ndërmarrëse më të mirë’’.

Kristina Libby, bashkëthemeluese e SoCu, një treg influencues

Merrni parasysh aksesorët për të qenë më rehat.

‘’Nuk hip kurrë në aeroplan pa një shall. Edhe nëse është mesi i verës dhe po shkoj diku ku është 100 gradë jashtë, nuk hyj në aeroplan pa pasur diçka të më mbajë ngrohtë, sepse gjithmonë ftohem kur fluturoj’’

‘’Disa vite më parë, shoqja ime më prezantoi me kompaninë Bloom and Give. Punon me kompani të vogla në Indi për të bërë produktet e tyre dhe pastaj dhuron një pjesë të  çdo blerje për të edukuar vajzat në Indi. Më pëlqeu storia e tyre, shallat e tyre dhe tani shalli i parë që e bleva në Bloom and Give është shalli im zyrtar i aeroplanit.

‘’Gjithashtu, vetëm nëse është dimër dhe kam pallton me vete, mbaj një xhaketë të trashë të cilën mund t’a palos në çantën time’’.

JJ Ramburg, bashkëthemeluese e Goodshop, një faqe blerjesh, dhe prezantuese e MSNBC Your Business

Merrni atë që iu bën të ndiheni më së miri.

‘’Një kuti proteinash, që të kem një mundësi të shëndetshme të ngrënjes në vend se të ha ushqim të shpejtë. Unë gjithashtu gjithmonë udhëtoj me melatonin për të më ndihmuar të fle në çfarëdo zone të kohës në të cilën përfundoj. Plus, aeroplanet e bëjnë lëkurën time shumë të dehidruar, për atë kam gjithmonë kremin tim hidratues me vete’’.

Jessica Herrin, kryeshefe ekzekutive dhe themeluese, Stella & Dot Family Brands, një biznes i shitjeve në media sociale

Mbani në mend prioritetet tuaja.

‘’Rrobat e mia të palestrës. Unë gjithmonë provoj të bëj ushtrime kur shkoj diku. Hera e vetme në 20 vitet e fundit që i harrova ato ishte në një udhëtim në Afrikën Jugore dhe përfundova duke shpenzuar një pasuri të tërë duke blerë veshjet e nevojshme’’.

Susan McPherson, themeluese e McPherson Strategies, një firmë këshilluese e fokusuar në përgjegjësitë shoqërore

Mendoni për skenaret më të këqija.

‘’Një shall pa ngjyrë i cili mund të dyfishohet si batanije në aeroplan dhe si shtesë e lezetshme e veshjes time. Unë gjithmonë kam të ftohtë dhe jam gjithashtu personi me me se shumti mosfunksionime të garderobës, derdhje, grisje, veçanërisht kur jam shumë e kujdesshme dhe duke shkuar në takim. Një shall mund të maskojë shenjat e kafesë pa pasur nevojë të ndërroheni’’.

/entrepreneur.com.al