Gjëja më e rëndësishme që Arianna Huffington bën çdo mëngjes

Arianna Huffington do që ju të mos i kushtoni aq shumë vëmendje smartphonit tuaj para trupit tuaj. Themeluesja e Huffington Post dhe guruja e mediave, Arianna Huffington, beson se minutat e para pas zgjimit në mëngjes janë më të rëndësishmet. Dhe ato nuk duhet të përdoren për të kontrolluar emailet.

“Të fuqizosh njerëz dhe të vendosësh veten tënde në qendër nuk ka të bëjë me të qënit egoistë, ka të bëjë me të qënit i/e mençur,” ka thënë ajo për një audiencë sipërmarrësish dhe zotëruesë të bizneseve të vogla në “American Made Awards Summit” të Marta Stjuart në Nju Jork.

Në 2007-ën, dy vite pasi themeloi Huffington Post, guruja e medias vuajti nga një thyerje e kockës së mollëzës pas rrëzimit që pësoi nga rraskapitjet dhe humbja e gjumit. Aksidenti bëri që Huffington të ridrejtonte prioritetet e saj dhe të “hapte luftë” kundër kulturës e të qënit të fiksuar ndaj teknologjisë.

“Vë bast se çdokush në këtë sallë e di ekzaktësisht se sa bateri i ka ngelur në smartphonin e tij/saj,” ka thënë ajo. ”Dhe të gjithë po kërkoni një prizë për ta karikuar atë më vonë.”

Huffington i beson fort idesë se të bësh më shumë gjumë është gjëja më e rëndësishme që sipërmarrësit mund të bëjnë për startupin e tyre. “Ekziston ky iluzioni se lodhja mendore dhe fizike e shkaktuar nga puna e tepërt dhe humbja e gjumit janë rruga drejt suksesit. Por, e vërteta është se 3 nga çdo 4 startupe dështojnë. Dhe ndërmjet tyre ekziston një lidhje.”

Për të rregulluar një varësi, të cilën atë e ka penguar që të kapërcejë sfidat e vështira në punë, Huffington vendosi ta ndalonte pajisjen e “magjishme” nga orët e vona të natës dhe ritualet e mëngjesit. Ajo inkurajon të gjithë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

“Fikini të gjitha pajisjet 30 minuta para se të shkoni në shtrat, dhe nxirrini nga dhoma juaj e gjumit,” ka thënë ajo. “Nëse i keni pranë, është e thjeshtë t’i dorëzoheni tundimit që të shihni emailet që ju kanë mbërritur në mes të natës. Kur zgjoheni në mëngjes bëjeni zakon që të mos nxitoni për të kapur telefonin.”

Huffington i jep vetes një minutë për të menduar për diçka të bukur rreth së cilës ajo është mirënjohëse në jetë. “Kjo do të ndryshojë energjitë e ditës suaj,” ka shpjeguar Ariana. “Me çfarëdolloj gjëje që ju mendoni se ju ka bekuar Zoti…ajo është mënyra dhe humori me të cilin duhet të nisni orët e para të mëngjesit.

Koncepti i ritualeve të mëngjesit i Huffington sugjeron se ajo që ju kërkoni ju nga vetja të jetë gjithmonë më e rëndësishme se ajo çfarë kërkon bota nga ju.

“Gabimet më të mëdhaja në Huffington i kam bërë kur kam qenë e lodhur. Thjesht doja të çekoja punën e bërë në listën time të gjërave për të bërë dhe injoroja ‘dritat e kuqe’,” ka pranuar ajo.”Kur nuk kam bërë gjumë mjaftueshëm jam më shumë emocionale dhe e ndjeshme ndaj sfidave.”

Ndërsa ha debat që vetë “krijesa” e Huffington-it, kanali kaq shumë popullor mediatik mund të jetë një nga “fajtoret” e fiksimit tonë me ndërkomunikimin në botën dixhitale, ajo nuk është e vetme në fushatën e saj për rëndësinë e gjumit.

Studimet shkencore kanë zbuluar se mungesa e gjumit mund të reduktojë performancën tuaj mendore po aq sa edhe gjendja e të dehurit, ose mund të rrisë rrezikun e të qënit më shumë paranojak. Madje ka edhe aplikacione që na ndihmojnë të bëjmë një gjumë më të mirë.

“Bota në të cilëm jetojmë beson se duhet të ngjisim shkallët deri kur të arrijmë suksesin. Por mund të rrëzohemi,” ka thënë ajo. ”Sipërmarrësit harrojnë se fillon me secilin prej nesh.”

Pas të gjithave, nëse jemi të aftë të kuptojmë nevojën e prodhimit të qëndrueshëm ose të veshjeve të qëndrueshme, ose të udhëtimeve të qëndrueshme, atëherë nevoja për një trup dhe mendje të qëndrueshme duket qartazi.

/businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj