Gabimi më i madh që bëjmë me paratë

Një nga gabimet më të mëdhaja që mund të bëni me paratë është të krahasoni të ardhurat tuaja me ato të dikujt tjetër. Nëse bëni $50,000 në vit dhe unë ju pyes:”Hej, si shkon puna?” Dhe ju përgjigjeni: “Epo mirë, le të themi mirë.” Kjo ndodh sepse ju po krahasoni fitimet tuaja me ato të të tjerëve. Krahasuar me çfarë?

Ky është një veprim i gabuar që nuk duhet bërë.

Ajo çfarë duhet të shikoni është potenciali juaj dhe potenciali për të fituar më shumë para. Nëse do të shikoni sasinë e parave që ka në këtë planet dhe më pas të shihni atë çfarë ju keni do të mendoni: ”Unë as që ekzistoj.”

Nëse krahasoni sasinë e parave që fitoni me dikë në Afganistan do të thoni:”Epo, unë jam i pasur.”

Nëse nuk keni para mjaftueshëm kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi.

Nëse nuk keni para mjaftueshëm që:

• të kujdeseni për familjen tuaj

• të zgjeroni biznesin tuaj

• te shkoni atje ku doni kur të doni

Kur shikoni një faturë në restorant ose kur shikoni menunë në restorant dhe çmimet ju thoni:”Nuk më besohet që kjo gjë kushton kaq shumë para!”

Nëse po ankoheni për çmimet atëherë ju nuk keni para mjaftueshëm dhe pikë.

Nëse doni të kuptoni vlerën e parasë dhe si t’a shumëfishoni atë, si t’a mbani, si ta fitoni atëherë shikoni eksperiencën tuaj kur bleni diçka, kur bleni ushqim, kur uleni në restorant, kur bleni online apo ku bleni një makinë; A janë shumë të shtrenjta? Nëse po, atëherë ju nuk po punoni fort për të patur para.

/businessmag.al