Fëmijët e pabindur bëjnë më shumë para kur të rriten

Një studim i ri ka dalë në përfundimin se sjellja në vogëli është një tregues i fortë i fitimeve monetare në të ardhmen.

Kështu prindërit që me zor i vënë në vijë fëmijët e tyre mund të marrin zemër nga ky studim. I pabinduri ndoshta do të rritet duke fituar më shumë se sa bashkëmoshatarët që sillen mirë, sygjeron një studim i ri i Development Psychology.

Kërkuesit, së bashku me Universitetet e Luksemburgut, Ilinois dhe Free University në Berlin ndoqën të dhënat rreth 745 njerëzve në Luksemburg nga mosha 12 deri në 52 dhe zbuluan se ata të cilët kundërshtuan autoritetin në vegjëli kishin tendëncën të kishin të ardhura më të larta në moshë madhore, raporton Quartz.

I PABINDURI NDOSHTA DO TË RRITET DUKE FITUAR MË SHUMË SE SA BASHKËMOSHATARËT QË SILLEN MIRË,

Në gjuhën shkencore, “Thyerja e rregullave dhe kundërshtimi i autoritetit prindëror ishte parashikuesi më i mirë jo-konjitiv i fitimit të të ardhurave të larta pas kontabilitetit për IQ, statusit  socio-ekonomik të prindërve dhe përmbushjes arsimore,” thotë studimi i cituar nga Sydney Morning Herald.

Studimi përputhet me përfundimet e deritanishme se fëmijët që kundërshtojnë autoritetin prindëror kanë tendencën të bëhen sipërmarrës.