Është Në Rregull Të Kesh Pyetje Kur Fillon Një Biznes

Nëse je i interesuar të bëhesh ndërmarrës, ti me siguri ke shumë pyetje kur fillon një biznes.Ti mund të fillosh pyetjet si:

  • A duhet të filloj biznesin tim?
  • A është idea ime fitimprurëse?
  • A do të mund të kem një ditë biznesin tim dhe të bëhem i pasur?

Sa më shumë që mendon rreth fillimit të biznesit, aq më shumë pyetje do të kesh:

  • Si të filloj?
  • Sa para më nevojiten?
  • Sa i mençur duhet të jetë një person? A jam mjaftueshëm i mençur?
  • Çfarë duhet të di?
  • A ka shenja që do të parashikojnë a do të kem sukses apo jo?
  • A ka ndonjë formulë që duhet të ndjek që të jem i suksesshëm? Nëse po, çfarë është ajo?

 

Pyetjet kur fillon një biznes janë të pafundme.

Sa herë që mendon rreth një pyetjeje të re për ndërtimin e biznesit tënd, shumë pyetje tjera do të paraqiten shumë shpejt.Ka shumë gjëra që duhet të pyesësh para se të fillosh biznesin.Një pyetje sjell shumë të tjera!

Rrjedha e pafundme e pyetjeve parandalon shumë njerëz nga fillimi i biznesit të tyre.Ata ndihen të ngarkuar nga pyetjet e tyre.Mos lejo që kjo të të ndodhë.Nëse shqetësohesh për numrin e pyetjeve që duhet t’u përgjigjesh kur fillon një biznes, ti kurrë nuk do të kërkosh përgjigjet e as të fillosh biznesin.

Askush nuk do t’i bëjë pyetjet e duhura gjithmonë.Dhe askush nuk do të ketë të gjitha përgjigjet.Kjo është në rregull.Ti mëson përgjatë rrugës;ti do të bësh gabime.Të bësh pyetje rreth fillimit të biznesit, edhe ato të dukshmet, është një vend i mirë që të fillosh.

Ti do të kuptosh se cilat pyetje t’i bësh kur ndërton biznesin tënd.Unë ndërtova shumë biznese nga kjo pikë nisjeje.Shumica e këtyre bizneseve, si  programi i rekrutimit, programi i kontabilitetit dhe listës së pagave, ishin të suksesshme.Disa nga përpjekjet e mia ishin dështime.Falë përvojës sime, unë kam dëshirë të mendoj se jam bërë shumë i mirë në bërjen e pyetjeve.Unë kuptova se cilat pyetje duhet t’i bëj derisa arrija te të panjohurat, reflektoja në dështime dhe festoja sukseset.

E panjohura nuk ka pse të jetë e frikshme.

Njerëzit nuk kanë dëshirë që t’i lënë pyetjet pa përgjigje.Këto pyetje të pa përgjigjura bëhen ‘’të panjohura’’ të cilat i bëjnë njerëzit të ndihen jo rehat.Kur njerëzit janë jashtë zonës së tyre të rehatisë, ata frikësohen , bëhen të palëvizshëm dhe nuk fillojnë biznesin e tyre.

Mos lejo që frika e të panjohurës të të frikësojë.Ka gjithmonë të panjohura në jetë.Çdo person mund  të mësojë të drejtojë ujërat e panjohur të ndërtimit të biznesit.Nuk është e vështirë.Është të provosh metoda të ndryshme deri sa të arrish te ajo e suksesshmja.

Për shembull, në vitin 1988 unë punësova punonjësin tim të parë.Të njëjtën ditë, unë u desh ta pushoja atë person.Situata nuk shkoi mirë.Brenda katër orëve unë dëshmova se nuk dija të punësoj një person.Unë duhej të mësoja nga kjo, ashtu duhet edhe ti. Edhe pse, shpresoj që përvoja e punësimit të punonjësit tënd të parë nuk do të duket si e imja.

Të pranosh ‘’provimin dhe gabimin’’ është aftësi e rëndësishme e biznesit që duhet të zhvillohet.Me  shpresë ti do të ndihesh më rehat me të panjohurën dhe do të shohësh se të bësh gabime është në rregull.Në fakt, janë gabimet ato që të bëjnë të kuptosh mënyrat e përmirësimit të biznesit tënd.

Përballu me frikat tua.

Kjo është ajo: Kur fillon biznesin tënd, pyetjet nuk do të ndalojnë kurrë.Ti vazhdimisht do të përpiqesh të kuptosh mënyra më të mira për të bërë gjërat.Çështje dhe mundësi të reja gjithmonë shfaqen.Ti duhet të kuptosh se si të bësh listën e pagave, të paguash taksat, të menaxhosh inventarin, të bësh përfitime dhe të punësosh njerëz.Të fillosh një biznes mund të jetë e frikshme, por mos lejo që pyetjet dhe frikat të të ndalojnë.

Mendo për të gjithë ndërmarrësit.Ata ishin në gjendje të kalojnë frikat e tyre dhe të fillojnë bizneset.Edhe ti mundesh.

/entrepreneur.com.al