E vetmja gjë që liderët nuk e bëjnë asnjëherë

Prania gjithnjë në rritje e punonjësve të ditur (njerëz që dinë më shumë se shefi i tyre për atë që ata janë duke bërë) paraqet sfida për liderët e sotëm për t’i trajtuar ata si duhet.

Sfida kryesore është: “Si mund t’i ndihmoni anëtarët e ekipit për të arritur qëllimet e tyre kur ju, si një udhëheqës, nuk jeni ekspert në këtë fushë?”

E vetmja gjë që liderët nuk e bëjnë është të shtiren sikur janë ekspertë! Kjo është diçka e dëmshme në shumë mënyra. Ja një shembull:

Nëse dikush vjen te ju me një ide dhe në vend që të thoni është një ide e mirë, ju përgjigjeni, “Pse nuk i shton dhe këtë?” apo “Pse nuk bën këtë?” duke marr kështu pronësinë e idesë. Shtesat tuaja bëjnë që ajo mos të jetë më ideja e personit fillestar.

Ju duhet ta shihni lidershipin sipas dëshirave dhe nevojave të punonjësve. Ja se si duhet t’i menaxhoni punonjësit e ditur.

1. Tregoni pasion

Duke punuar 40 orë në javë dhe me 4-5 javë pushime kjo do të thotë që njerëzit zakonisht të fokusohen më pak dhe ta duan më pak atë që bëjnë. Sot shumë profesionistë punojnë me orë të zgjatura dhe është thelbësore që ata t’a duan punën e tyre. Ata që drejtohen nga shembujt dhe shfaqin pasion në punën e tyre e bëjnë më të lehtë për ndjekësit e tyre të tregojnë të njëjtin pasion dhe dëshirë për të punuar.

2. Vlerësoni kohën

Në ditët e sotme njerëzit kanë shumë pak kohë dhe kjo do të thotë se vlera e kësaj kohe është rritur.

Liderët që shpenzojnë kohën e nënpunësve nuk po veprojnë siç duhet. Liderët mund të jenë më të suksesshëm nëse i mbrojnë njerëzit nga gjërat të cilat i dekurajojnë pasionet dhe nuk rrisin aftësitë e tyre.

3. Ndërtoni rrjete

Sot, siguria e punës vjen si rezultat i aftësive, pasionit dhe një lidhjeve të shumta. Liderët të cilët i mundësojnë njerëzve të krijojnë lidhje të forta si brenda ashtu dhe jashtë kompanisë fitojnë besimin e punonjësve të tyre. Këto rrjete profesionale i lejojnë njerëzit të zgjerojnë dijet e tyre dhe këtë dije t’a implementojnë në organizatën ku punojnë.

4. Përkrahni rritjen

Punonjësit më të mirë punojnë më shumë se për paratë. Ata duan të japin kontributin e tyre dhe të rriten profesionalisht në fushën e tyre. Liderët të cilët i pyesin nënpunësit e tyre, “Çfarë mund të bëj kompania jonë që ti të rritesh profesionalisht dhe të arrish qëllimet e tua?” do të përfitojnë 10-fish.

5. Zgjeroni lumturinë dhe kuptimin

Askush nuk do të punoj në një punë të pakuptimtë që i bën ata të palumtur. Liderët duhet t’i tregojnë punonjësve të tyre se si kompania mund t’i ndihmoj ata të japin një kontribut të rëndësishëm për botën dhe të ndihen të vlerësuar që po bëjnë diçka të cilën ata e kanë pasion.

Të menaxhosh punonjësit e ditur është një punë sfiduese por edhe shpërblyese. Duke vlerësuar dhe inkurajuar dedikimin, kohën dhe eksperiencën e punonjësve, liderët ndihmojnë jo vetëm në formimin e së ardhmes së tyre por edhe atë të kompanisë.

Burimi:businessmag.al