E dini se nga cilat vende vijnë produktet false?

41% të produkteve të konfiskuara llogariten të jenë nga Kina, e ndjekur nga Mali i Zi, Hong-Kongu, Malajzia dhe Benini.

Në BE gjatë vitit 2015 janë konfiskuar përafërsisht pesë milionë më shumë produkte false në krahasim me vitin e kaluar. Siç njoftoi Komisioni Evropian në Bruksel, numri i produkteve të falsifikuara që janë kapur nga autoritetet doganore është rritur për 14%.

Autoritetet doganore kanë konfiskuar më shumë se 40 milionë produkte në vlerë rreth 650 milionë euro, me të cilat janë shkelur të drejtat e pronësisë. Vendi kryesor i origjinës është Kina. 41% të produkteve të konfiskuara llogariten të jenë nga Kina, e ndjekur nga Mali i Zi, Hong-Kongu, Malajzia dhe Benini.

Nga vendi afrikan (Benini) vjen një sasi e madhe e ushqimit. Pije të falsifikuara alkoolike erdhën kryesisht nga Meksika, ndërsa pije të tjera të rreme nga Maroku.

Në lidhje me produktet kozmetike të falsifikuara Malajzia ishte vendi kryesor i origjinës, ndërsa për veshje Turqia. Për telefonat celularë dhe pajisje të tilla, si hardware, CD, DVD është i njohur Hong-Kongu, njofton Komisioni Evropian.

Mali i Zi ishte vendi kryesor i origjinës për cigare të falsifikuara, ndërsa India është një lider në farmaceutikë.

Në Zvicër vitit e kaluar në 3521 raste janë kapur produktet e falsifikuara të dërguara me postë. Në tetë nga dhjetë raste ishin dërgesat e mallrave nga Hong-Kongu apo Kina.

Vendi i parë nga destinacionet që vijnë produktet e falsifikuara në Zvicër është Turqia (39%), pasuar nga Bashkimi Evropian (17%) dhe Kosova (9 %).

/businessmag.al