Djali 10 vjeçar që u bë milioner duke shitur lodra

Kur Aaron LaPedia ishte 10 vjeç dhe i kërkonte prindërve t’i blinin lodra me të reja, mamaja e tij i propozoi një marrëveshje: Nëse ai do t’i shiste të gjitha lodrat të cilat ai nuk i donte, mund t’i përdorte këto para për të blerë të gjitha lodrat e reja që ai dëshironte.

Mbas kësaj, LaPedis hapi “garazhin” e tij të parë për të shitur lodrat në oborrin e shtëpisë. Ai u përfshi i tëri në këtë biznes.

Sot, milioneri Aaron LaPedia, autori i një nga librave më të shitur “The Garage Sale Millionaire” ka akumuluar një pasuri “të vogël” duke gjetur gjëra interesante dhe duke i shitur ato në eBay, Craigslist apo individëve.

“Unë bleva një lodër të hershme të shekullit të 20-të për 12 $ dhe e rishita atë në eBay për gati 1.000 $”, tregon ai për Farnoosh Torabi në një episod të emisionit të saj “So Money“.

Si mund të shisni lodra që kushtojnë 1000$ ?

“Së pari, ju duhet të bëheni ekspert në diçka që ju me të vërtetë e pëlqeni”, thotë ai për Torabi. E dyta është të shkoni në eBay, i cila është një thesar i marrëveshjeve të mira, thotë LaPedis. Në fakt, 50% e asaj që është në shitje në eBay, rishitet sërisht në eBay, i tregon ai Torabti. “Ky është një çorientim për mendjen njerëzore.” Njerëzit thonë: “Pse duhet t’a blej atë dhe pastaj t’a rishes prap?”

Kjo është për shkak se shumë gjëra në eBay ose nuk kanë një pamje të mirë që i promovon si duhet ose përshkrimi është absolutisht i gabuar – dhe ti kupton se ajo që ata kanë është diçka tjetër që është më e vlefshme. Ata e kanë nënvlerësuar. ”

Kur ai gjen diçka të nënvlerësuar, ai nuk hidhet direkt për ta blerë. “Unë bëj hulumtimet e mia me njerëzit në eBay,” shpjegon ai. “Unë do t’i dërgoj email atyre, do bëj më shumë pyetje vetëm për t’u siguruar se është ajo që unë mendoj se është dhe do sigurohem që unë mund të jem në gjendje ta kthej atë në rast se nuk është.”

Pasi ai e blen artikullin, mund ta inspektojë atë më me kujdes vetë. Nëqoftëse është ajo që ai priste të ishte, ai do ta hedhë atë në eBay ose në një shtëpi më të madhe ankandi.

Në fund të ditës, çdokush mund të gjejë thesare “, por në mënyrë që ju ta bëni këtë është duke u bërë një ekspert në atë që doni”, thotë LaPedis.

/businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj