Disa fakte interesante rreth Instagram-it

Instagram është një nga aplikacionet më të përdorura dhe sot do t’u tregojmë 25 arsye pse kompania apo marka juaj duhet të jetë në Instagram.

Për shumë persona dhe kompani, Instagram nuk është thjesht një rrjet social për të postuar foto me filtra, por një burim paraje.

Ja 25 fakte dhe statistika interesante rreth këtij aplikacioni:

1. Instagram ka mbi 500 milionë përdorues aktivë
2. Në vitet e fundit, numri i përdoruesve të Instagram është rritur me më shumë se 300%
3. Numri i të rriturve që përdorin Instagram është dyfishuar që nga 2012
4. Në SHBA, Instagram po rritet 5 herë më shumë se rrjetet e tjera sociale
5. Deri në 2020, Instagram pritet të shtojë rreth 26.9 milionë përdorues
6. 28% e të rriturve që përdorin internet janë në Instagram
7. Instagram është rrjeti social i dytë më i përdorur midis adoleshentëve të moshës 12-17 vjeç
8. 55% e moshës 18-29 vjeç përdor Instagram
9. Më shumë se 75% e përdoruesave të Instagram jetojnë jashtë SHBA-së
10. 59% e përdoruesave e përdorin çdo ditë rrjetin social, ndërsa 35% e përdorin disa herë në ditë
11. Një e treta e të gjithë përdoruesve me smartphone vizitojnë Instagramin të paktën 1 herë në muaj
12. 13.2% e postimeve në Instagram janë video
13. 100 ‘top’ markat botërore kanë parë një rritje në përfshirje (engagement) prej 53% në Instagram
14. Raporti i përfshirjes (engagement) në Instagram është 4.3 %
15. Përfshirja në postime rritet me 79% kur postimeve i shtohet etiketa e lokacionit apo vendodhjes
16. Markat më të mëdha përdorin rreth 2.5 hashtags
17. Që postimet e markave më të mëdha të fillojnë të marrin gjysmën e përfshirjes, duhen rreth 19 orë.
18. Postimet me mbi 11 hashtags marrin rreth 80% më shumë përfshirje
19. Fotot me fytyra marrin rreth 38% më shumë pëlqime
20. Gjatësia e paragrafit të përshkrimit të postimeve nuk ka ndikim në raportin e përfshirjeve
21. Markat më popullore postojnë rreth 4.9 herë në javë
22. Përdoruesit e Instagramit ndajnë rreth 80 milionë foto në ditë
23. Ditët më të mira për të postuar në Instagram janë e Hëna dhe e Marta
24. 36% e markave të mëdha e konsiderojnë Instagramin si një nga mjetet më të rëndësishme të strategjisë së tyre
25. Numri i përdoruesve nga Shqipëria është rreth 400,000

Burimi:businessmag.al