Diferenca mes Marketingut, Branding, PR, dhe Reklamimit

Si dikush në botën e marketingut, prezantohem gjatë gjithë kohës si një publicist. Kjo me ‘ngre nervat’ për shkak se njerëzit thjesht nuk e kuptojnë dallimim mes marketing-ut, branding, PR dhe reklamimit. Këtu janë bazat që ju duhet të dini për të folur mbi temën.

Marketing-u

Le të fillojmë me marketingun, sepse ajo është ombrella nën të cilën të gjitha industritë e tjera qëndrojnë. Dhe kjo është pikërisht mënyra sesi duhet t’a shikoni. Kjo është një ombrellë që mbulon branding, mesazhet, praninë online, përmbajtjen, mediat sociale, PR, reklamat, kërkimet.

Branding

Kjo zonë e marketingut përfshin elementet vizuale të një kompanie. Ai përfshin çdo gjë nga logoja ndaj teorisë së ngjyrave dhe si logoja është përdorur në kolaterale të ndryshme të marketingut, e cila është vetëm një emër i zbukuruar për faqet e internetit, kartelat e biznesit, etj

Marka është një nga pjesët më të rëndësishme të zhvillimit ose ripërtëritjes së kompanisë tuaj. Kjo është e gjitha në lidhje me atë emocion që ju dëshironi që dikush të ndiejë me impaktin e parë.

Një nga mënyrat më të mira për të zhvilluar branding tuaj është që të filloni me mbledhjen e 3-5 logove që ju pëlqeni dhe 3-5 logo që nuk  pëlqeni dhe përshkruajini në sa më shumë detaje të jetë e mundur. Ju mund të vendosni gjëra të tilla si psh: nëse ju pëlqejnë logot figurative ose abstrakte, nëse ju pëlqejnë objektet në to apo trajtime të thjeshta të fontit.

Një nga ushtrimet e mia të preferuara është përgatitja e një brainstorm-i të thjeshtë. Vendosni të gjitha mbiemrat që ju mendoni se kanë të bëjnë me biznesin tuaj në një anë dhe poshtë vendosni llojin e klientit që po përpiqeni të tërhiqni. Ky do të jetë një fillim i mbarë para se të angazhoni një dizajner grafik ose një agjensi për të zhvilluar identitetin gjithëpërfshirës të markës.

Disa thonë se kjo është vetëm një logo … por thuaja këtë Nike.

PR

PR apo marrëdhëniet me publikun kanë të bëjë me arritjen e markës tuaj, por nuk mund t’ju them se sa herë klientët digjen nga firmat PR.

Zakonisht është faji i tyre pasi nuk e kuptojnë se si funksionon PR, por është edhe tregues i një çështjeje më të madhe. PR është shumë e rendësishmë, kështu që nëse do të punësoni një agjenci PR, sigurohuni që kjo kompani ka përvojë në tregun tuaj të veçantë.

Mos punësoni një publicist në hapësirën ushqimore dhe të pijeve, nëse jeni në teknologji. Sigurohuni që ju të vendosni pritjet e arsyeshme dhe qëllimet për agjensinë tuaj.

PR është vetëm një nga mjetet e marketingut dhe në mënyrë që të jetë efektive, duhet të keni prezencë të madhe në internet dhe konsumatorë që e mbështetin atë.

Por më e rëndësishmja, duhet të jeni i ndershëm në lidhje me PR. A do e ndihmojë vërtetë kompaninë tuaj kjo, apo është vetëm për egon tuaj?

Reklamimi

Si PR, ashtu dhe reklamimi është një qasje jashtë marketingut. Me botën e mrekullueshme dixhitale, ka mundësi të pakufishme për të përdorur këtë hapësirë që është jashtëzakonisht me kosto efektive.

Gjëja e parë për të kuptuar është dallimi mes reklamimit tradicional dhe reklamimit në mediat e reja. Reklamimi tradicional përfshin gjëra të tilla si reklama të printuara, postera, gazeta, radio dhe transmetime në televizionet kabllore. Media e re përfshin Google AdWords, reklamat në mediat sociale, videot dhe banerat e reklamave.

Përsëri si PR, është e rëndësishme të zgjedhësh fushat për tregun e synuar. Media e re në mënyrë të veçantë ka aftësinë për të qenë shumë e grimcuar pasi ajo lidhet me demografinë dhe fizikografinë e tregut të synuar, si dhe aftësinë për të vendosur çmimin tuaj në platforma të caktuara, e cila është arsyeja pse të gjithë mund dhe duhet të luajnë në këtë hapësirë.

Në fund të fundit, ndërkohë që marketingu është një ombrellë, e cila përfshin të gjitha që përmendëm më lart dhe më shumë, trajtimi i kësaj ombrelle është shitja. Si e tillë, të gjitha mesazhet duhet të jenë në përputhje dhe të kenë thirrje të fortë për veprim për të grumbulluar të ardhura në fund.

Tani ju e dini dallimin dhe shpresojmë të kuptoni më mirë se si të keni një qasje për strategjinë e marketingut dhe ekzekutimin e biznesit tuaj.

/businessmag.al