Dëshironi të vetëpërmirësoheni dhe të motivoheni? Ja cilat janë 5 kanalet në Youtube që duhet të shikoni…

Përditësuar së fundmi: 25/09/2016

Dëshironi të vetëpërmirësoheni dhe të motivoheni? Ja cilat janë 5 kanalet në Youtube që duhet të shikoni…

nga Fiorela Jaupi
SHT 25, 2016
Studied at Faculty of Economy, Master of Science in Marketing. Content Editor at Business Magazine Albania
lexo me teper >

Në rrugëtimin tuaj drejt vetëpërmirësimit, shpeshherë do ta gjeni veten në nevojë për pak inspirim dhe motivim. Librat mund të jenë objektivi i duhur për t’u përmirësuar por në epokën që jetojmë urtësia qëndron vetëm pak klikime larg.

Në këtë artikull do të përmbledhim pesë kanale në Youtube të cilët do t’ju vijnë në ndihmë në procesin tuaj të vetëpërmirësimit. Shfrytëzojini si inspirimin tuaj ditor.

1. Lufto Mediokritetin
Mbase nuk keni kohë që të lexoni tërë ato libra me titujt si “Të menduarit”, “Mëso Optimizmin” apo “7 zakone të njerëzve të suksesshëm”. Ju ftojmë të ndiqni videot e animuara të këtij kanali në Youtube dhe na dërgoni përshtypjet tuaja.

2. Mendje të mëdha
Ky kanal në Youtube synon t’ju ofrojë disa alternativa të të menduarit. Ekspertë të ndryshëm social japin mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me problemet të cilat u shfaqen në jetë.

3. Actualized.org
Një pjesë e madhe e videove të këtij kanali zgjasin më tepër se 1 orë. Mbase do t’u duhet ti ndani në seksione por që në fund ja vlen ti shikoni. Qëllimi i këtij kanali është t’ju ndihmojë në menaxhimin e gjendjes psikologjike për përmirësimin e jetës. Pjesë e video-ve janë një varietet i gjërë konceptesh të zhvillimit individual.

4. Shkolla e Jetës
Nuk do të dini çfarë të prisni nga videoja e ardhshme e Shkollës së Jetës. Mund t’ju takojë të dëgjoni një filozof të flasë për romanticizmin apo një aktore rreth ndryshimeve klimaterike. Gjithësesi do t’ju shtyjë të mendoni rreth disa gjërave, dhe ky është hapi i parë drejt vetëpërmirësimit.

5. Motivim Absolut
Ky kanal jeton me atë që përfaqëson. Përmban disa perla të motivimit duke u shtyre drejt këndeve të reja të mendimit dhe meditimit. Nëse po kërkoni motivim në më pak se 5 minuta, ky kanal është destinacioni i duhur.

/businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj