Dëshironi të bëheni i pasur? Ja librat që duhet të lexoni…

Suksesi është magnetik. Si qënie njerëzore, ne jemi vazhdimisht duke studiuar se si ndodh, pse ndodh, kush e ka arritur atë për veten e tyre, dhe se si ne mund ta arrijmë të njëjtën gjë. Një gjë është e sigurt: paraja është një jehonë e vlerës. Ata që sjellin produkte të mëdha, shërbime, biznese dhe ide shpërblehen (të paktën diku përgjatë rrugës) me përfitime financiare. Disa nga këta njerëz madje edhe mund të bëhen miliarderë. Tani, kjo nuk do të thotë se paraja është çdo gjë (që nuk është), por duke pasur liri financiare sigurisht që e bën jetën më fleksibël dhe të mbushur me mundësi.

Të blesh një shtëpi të bukur, makina, të kesh mjaft të holla për të shëtitur rreth botës dhe duke blerë çdo gjë që ju dëshironi konsiderohen ende synime për t’u arritur nga mijëra njerëz në vendet e zhvilluara. Përkundrejt kësaj, në mënyrë që të thyhen barrierat tipike që i mbajnë njerëzit larg arritjes së suksesit, qëndron në mes një “ton me punë”. Përvoja, aftësitë, kurajo dhe inteligjenca emocionale janë të gjitha që kontribuojnë në sukses dhe mund të jeni të sigurt për këtë. Por kush është ajo pjesë që shumica e njerëzve e mbivlerësojnë apo nënvlerësojnë? Duke patur njohuri të caktuara, të tjerat i neglizhojmë.

Më poshtë janë disa nga librat që ju duhet të lexoni nëqoftëse doni të bëheni i pasur:

  1. “How The Scots Invented the Modern World” shkruar nga Arthur Herman, është një libër me rëndësi jetike për cilindo që kërkon për të kuptuar thelbin se si funksionon ekonomia moderne.
  2. .“Guns, Germs, And Steel: The Fates of Human Societies” shkruar nga Jared Diamond, ky libër i veçantë është i ngjashwm me skocezët, por ndryshme në kuptimin që ajo mbulon më shumë detaje në lidhje me shoqëritë.
  3. “Titan: The Life of John D. Rockefeller, Sr.” me të paktën 800 faqe, ky libër sigurisht që nuk lexohet shpejt. Por gjithsesi, nuk ka libër më ideal për të mësuar për historinë e një prej burrave më të pasur në histori.
  4. “Getting To Yes: Negotiating Agreement without Giving In” shkruar nga Roger Fisher, William Ury dhe Bruce Patton. Ky libër prej kohësh konsiderohet si një tekst mjaft i mirë dhe përdoret nga mijëra kolegje dhe kompani. Ky libër synon të të mësojë teknika shumë të fuqishme negociuese.
  5. “The Wealth And Poverty Of Nations: Why Some Are So Rich And Some So Poor” Me pak fjalë, ky libër shpjegon pse disa ekonomi ndjekin suksesin ndërsa disa të tjera nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë. Nëse dëshironi të kuptoni pse njerëzit shkojnë pas asaj që ata mendojnë se ia vlen të shkojnë pas në lidhje me biznesin, kjo është një e lexuar jetike.
  6. “Creativity, Inc.: Overcoming the Unseen Forces That Stand In The Way Of True Inspiration” e shkruar nga krijuesi Ed Catmull (bashkë-themelues i Pixar), ky libër i shkruar së fundmi tregon se si ekipet e artistëve dhe inxhinierëve krijues mund të punojnë shpejt dhe të bëjnë punën e tyre më të mirë. Kjo është një guidë e domosdoshme për këdo që është i interesuar në filma, muzikë, artin pamor, apo sipërmarrje të tjera krijuese/artistike.
  7. “Inside The Tornado: Strategies for Developing, Leveraging, And Surviving Hypergrowth Markets” një libër i shkruar nga Steve Jobs. “Inside The Tornado” është një libër jashtëzakonisht i dobishëm se si suksesi i kompanive të teknologjisë mund të aplikohet për startups që do të vijnë.
  8. “Think And Grow Rich” Napoleon Hill i pari e shkroi këtë klasik në vitin 1937 dhe që atëherë, qindra e mijëra sipërmarrës e kanë theksuar atë si më të rëndësishmin për t’u lexuar për parimet e suksesit personal. Libri i Hill prish barrierat psikologjike që të gjithë përballen në rrugën e suksesit dhe se si duke ndryshuar mënyrën se si mendoni mund të ndikojë direkt në trajektoren e jetës suaj.

/businessmag.al