Cilët janë hulumtuesit më të mirë në botë të biznesit?

Profesori i Harvard Business School, Michael Porter është mendimtari më me influencë në botën e biznesit, sipas Thinkers50, një renditje e sapolançuar, e cila realizohet nga një firmë që drejtohet nga britanikët Stuart Crainer dhe Des Dearlove, konsulentë, autorë dhe trajnerë biznesi. Lista të cilën Crainer dhe Dearlove e inauguruan në 2001-in është konsideruar si Oskar i Hulumtimit në Menaxhim. 50 emrat u zbuluan në një mbrëmje gala të së premtes, mbajtur në Londër dhe sponsorizuar nga kompani si Japan’s Fujitsu.

“MOS KONKURRO, POR KRIJO!”

Michael Porter-mendimtar-hulumtues-businessmag

Thinkers50 e quan 68-vjeçarin Porter “babain e strategjive moderne të biznesit”. I konsideruar si një ekspert i konkurrueshmërisë, ai ka dhënë konsulencën e tij për dhjetëra korporata, madje edhe për një numër të qeverive kombëtare duke përfshirë atë të Mbretësrisë së Bashkuar.

“Libri i tij ‘Five Forces Framework’ (Korniza e Pesë Forcave) ka qenë përqasja absolute për dekada dhe vazhdon të përdoret në çdo shkollë biznesi në botë,” thuhet në shpalljen e çmimeve Thinkers50.

Teoria e Porterit thotë se janë pesë forca, të cilat përcaktojnë intensitetin e konkurrueshmërisë dhe tërheqjen në një industri të caktuar. Forcat përfshijnë: kërcënimin ndaj produkteve dhe shërbimeve zëvendësuese, kërcënimi i rivalëve të fortë dhe kërcënimi i konkurrentëve të rinj në industri. Së bashku me konsulentin e menaxhimit Mark Kramer ai ka artikuluar konceptin e “ndarjes së vlerës”, koncept që lidhet me rritjen e përftimeve të kompanive duke adresuar problemet sociale. Në të njëjtën listë të vitit të kaluar Porter ndodhej në pozicion të shtatë.

Clayton Christensen-mendimtar-hulumtues-businessmag

Pas Porterit, në pozicionin e dytë vjen Clayton Christensen, sërish profesor i Harvardit, 63 vjeç, i cili qëndroi në vend të parë të listës në 2011-ën dhe 2013-ën. Këtë vit ai është në vend të dytë. Libri i tij i vitit 1997, Dilema e Inovatorit (Innovator’s Dilemma) është konsideruar si vepra e tij klasike. Ai prezanton idenë e inovacionit “përçarës” dhe shpjegon se si praktikat e menaxhimit që i bëjnë kompanitë liderat e industrisë, janë po ato që e bëjnë të vështirë për kompanitë të zhvillojnë ato lloj teknologjish “përçarëse” që nismat e reja mund t’i përdorin për të “pushtuar” tregje të reja. Christensen, i cili i ka mbijetuar një goditjeje zemre dhe kancerit, është gjithashtu autor edhe i “How Will You Measure Your Life” (Si mund të masësh Jetën), sesi njerëzit mund t’i japin kuptim jetës së tyre personale.

Chan Kim dhe Mauborgne-mendimtarë-INSEAD-biznes-businessmag

W. Chan Kim dhe Renée Mauborgne, një dyshe profesorësh nga INSEAD, marrin vendin e tretë. INSEAD është një shkollë biznesi në Francë me kampuse në Fontainebleau, Francë; Singapor dhe Abu Dabi. Kim dhe Mauborne jetojnë të dy në Francë. Ata shkruan bestsellerin “Strategjia e Oqeanit Blu” (Blu Ocean Strategy), në të cilin thuhet se organizatat duhet të fokusohen në hapësirat e “oqeanin blu” të tregut të cilat nuk kërcënohen nga rivalët. “Mos konkurro, por krijo!” është motoja e tyre. Thinkers50 thotë se libri i tyre u përqafua nga kompanitë, organizatat jo fitimprurëse dhe qeveritë kombëtare nga e gjithë bota, përfshirë atë të Malajzisë, të cilën ajo e ka adaptuar si strategjinë e saj kombëtare.

 

/businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj