Çfarë ndodh nëse punoni më shumë se 39 orë në javë?

Një lajm i keq për ata që punojnë shumë: Një studim i ri tregon se ju duhet të punoni deri në 39 orë në javë përndryshe rrezikoni shëndetin tuaj.

Studiues nga Universiteti Kombëtar i Australisë (ANU) ka analizuar të dhënat e mbledhura nga 8000 të rritur australian si pjesë e Studimit: Familja, Të Ardhurat dhe Dinamikat e Punës në Australi (HILDA). Ata zbuluan se orët e gjata të punës kanë potencialin “të shkatërrojnë” shëndetin fizik dhe mendor të një personi.

“Kryesisht, kjo bën që punonjësit të kenë më pak kohë të ushqehen mirë dhe të mos kujdesen siç duhet për veten,” tha Houng Dinh, studiesi drejtues i AU Shkolla Kërkimore e Shëndetit të Popullsisë (Research School of Population Health).

Kjo qëndron më shumë për femrat, për të cilat studiuesit sugjerojnë të limitojnë orët e punës deri në 34 orë në javë; ndërsa meshkujt duhet të punojnë deri në 47 orë në javë. Kjo për faktin se meshkujt shpenzojnë më pak kohë për punët e shtëpisë.