Çfarë Mund të Mësojnë Ndërmarrësit e Teknologjisë prej Biznesit Fillestar i cili e Mundi Google

Në vitin 2015, zhvilluesi i teknologjisë së algoritmave dhe njohjes së fytyrave themeloi NTechLab. Në vitin e parë të kompanisë, mundi Google në njohjen e fytyrave në Universitetin e Washingtonit, MegaFace Challenge.

Si e futi veten një biznes fillestar në një industri të zhvilluar dhe mori çmimin nga një lojtar i madh? Dhe çfarë mund të mësojnë ndërmarrësit e teknologjisë nga suksesi i NTechLab?

Fokusohuni në idetë e juaja kyçe.

Është e lehtë që ndërmarrësit të hutohen. Është e rëndësishme të dini zhvillimet e fundit në industrinë tuaj dhe të shikoni me kujdes konkurrencën. Por nëse e shihni se ky kërkim i informacioneve vjedh fokusin nga idetë e juaj kyçe, mos vazhdoni t’a bëni këtë.

‘’Mendoni për atë në të cilën jeni me të vërtetë të interesuar sa më herët që është e mundur, pa ndërruar drejtimin’’, themeluesi i NTechLab Artem Kuharenko thotë. ‘’Nëse keni ide interesante, ju duhet të bëni më të mirën që t’i sjellni ato në verzionin e vërtetë, të cilën mund t’ia tregoni shokëve dhe investitorëve potencialë’’.

Shumë nga suksesi i NTechLab është për shkak të ekipit të afërt të shkenctarëve kompjuterikë të cilët mirëmbajnë një fokus të madh që të bëhen më të mirët në punën e tyre. Duke ngushtuar algoritmën e kërkimit në njohje të fytyrave, NTechLab ishte në gjendje të mundte Google në një lojë që gjiganti e shpiku.

Jo vetëm kjo, NTechLab dalloi veten nga konkurrentët duke krijuar një produkt algoritma e së cilës mund të aplikohet në industri të jetës së vërtetë. Kuharenko shpjegon se duke ngushtuar parametrat e shtyu kompaninë e tij të ‘’bëjë algoritmën shumë  të saktë dhe të shpejtë në kërkim përmes fotografive të mëdha, miliarda prej tyre’’.

Mendoni shumë.

Një tjetër strategji e NTechLab përfshin radhitjen e tij me emra të njohur. Mendoni se nuk mund të konkurroni në një nivel me kompanitë më të mëdha  të teknologjisë? Mendoni sërish. Shumë shpesh një konkurrent më i vogël me fokus lazeri është më i suksesshëm se një kompani e madhe me burime të panumërta por me më pak karakteristika.

Kur NTechLab fitoi një çmim të madh në teknologjinë e njohjes se fytyrave, kompania përdori lidhjet publike për t’a bërë emrin e tij të njohur. Në këtë proces, NTechLab u lidh me shumë industri të mëdha, më të mëdhatë në botë. Kur emri i kompanisë tuaj përdoret në të njëjtën fjali si më e mira dhe më e madhja në fushën tuaj, ju e dini se po bëni gjënë e duhur.

Mos e kufizoni tregun tuaj.

Kur merrni parasysh dobinë e teknologjisë tuaj, sigurohuni që të qëndroni të hapur ndaj të gjitha mundësive. Inteligjenca artificiale të cilën jeni duke e zhvilluar për bioteknologji  ose mjekësi mund të aplikohet në një radhë të gjërë industrish.

‘’Ne provojmë të shikojmë gama të gjëra të tregjeve’’, thotë Kuharenko.

‘’Ne nuk jemi vetëm zhvilluesit e njërës prej teknologjive më të mira të njohjes së fytyrave por gjithashtu mund të krijojmë produkte duke përdorur përvojën tonë të madhe në zona më të gjera’’.

Teknologjia e njohjes së fytyrave prezanton shumë mundësi. Përderisa bëhet më gjerë e njohur, një numër i madh i industrive do të hapen ndaj përshtatjes me këto përparime. Një teknologji që filloi si mënyrë për të përmirësuar sigurinë e aeroporteve dhe shtëpive tani po shpërndahet në shitje, reklama, takime online dhe në disa tregje tjera. Kujdes të mos e vendosni produktin ose markën tuaj vetëm në një segment.

Ofroni zgjidhje për probleme të vërteta.

‘’Nëse flasim për algoritmat e njohjes së fytyrave, ato përmirësojnë cilësinë e shërbimeve dhe jetës në përgjithësi’’, thotë Kuharenko.

NTechLab nuk u bë për të krijuar një teknologji e cila nuk zgjidhte një problem të vërtetë. Themeluesit e kompanisë e kuptuan se duhet të përmbushnin një nevojë ekzistuese.

Këto nevoja janë të pafundme, nga përmirësimi i sigurisë në luftimin e krimeve, në autorizimin e transaksioneve në internet. Edhe platformat e takimeve online përdorin këtë teknologji.

‘’Unë zgjodha njohjen e fytyrave’’, thotë Kuharenko, ‘’për shkak se ishte e qartë se nëse bëjmë një sistem të shpejtë dhe preciz në njohjen e fytyrave, do të aplikohet në shumë gjëra  të jetës së përditshme’’.

Çfarëdo problemi që produkti juaj teknologjik synon të zgjidhë, ka diçka që mund të mësoni nga shembulli i NTechLab. Nxjerrni idetë tuaja, pikat kyçe dhe eleminoni hutimet. Përmirësoni konceptet tuaja për të adresuar sfida të jetës së përditshme. Mendoni shumë: Mos kufizoni aplikimin e teknologjisë tuaj ose mundësitë tuaja për t’u zgjeruar në shumë industri. Kështu hyni në radhën e emrave të mëdhenj në hapësirën tuaj, dhe të fitoni.

/entrepreneur.com.al