Çfarë është sipërmarrja e lirë?

Sipërmarrja e lirë (“Entrepreneurship në gjuhën angleze”) është procesi i fillimit të një biznesi ose organizatave të tjera. Eshtë sipërmarrësi (Entrepreneur) ai që zhvillon planin e biznesit, kërkon burimet e nevojshme dhe është ai që mbetet plotësisht përgjegjës për suksesin apo dështimin e tij.

Që dikush të përfshihet në një sipërmarrje të lirë, duhet…


të ketë shpirtin e sipërmarrjes. Po çfarë do të thotë të kesh shpirtin e sipërmarrjes?
Sipas businessdictionary.com, “Shpirti i sipërmarrjes karakterizohet nga inovacioni dhe marrja e rrezikut në sy. Ai është një pjesë kryesore e aftësisë së një kombi për tja dalë në një treg global gjithnjë në ndryshim dhe konkurencë.”