Çfarë është një Logo?

Logo është ndoshta një nga pjesët më të mbi-shikuara të çdo biznesi.

Ne shohim qindra prej tyre gjatë gjithë ditës, por çfarë është saktësisht një logo? Vë bast se pjesa më e madhe nuk do të jetë në gjendje për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, të paktën jo në një mënyrë të thjeshtë.

Një logo është një pjesë themelore e çdo markë dhe çdo plan marketingu, por ajo është ndoshta një nga pjesët më të mbi-shikuara të çdo biznesi.

Në një shikim të parë, një logo na ndihmon të njohim emrin e një marke dhe na kujton ne ekzistencën e saj, duke na ndihmuar ta mbajmë atë në mendje. Pa një logo, produkti me siguri do të zhdukej. Ju nuk mund të jeni një markë pa një logo. Imagjinoni të përpiqeni të gjeni Tide në raftin e detergjentëve në qoftë se nuk ishte logo e një portokalli të madh në të gjithë paketimin?

Nga një perspektivë e marketingut,  logot bëjnë shumë më tepër se vetëm ndihmë në njohje. Logot përfaqësojnë gjithçka që është e rëndësishme për një markë dhe sinjalizojnë të gjitha premtimet që bëjnë për klientët e saj.

Kur ne shohim logon e Coca-Cola, ne mendojmë për të gjitha emocionet që Coca-Cola na jep. Ne mendojmë lumturi dhe ndoshta piknike familjare në verë. Kjo në fakt është shenja se një logo është globale dhe është vërtet efektive kur është e njohur në çdo gjuhë.

Logot na ndihmojnë gjithashtu për të bërë dallimin e një markë, në një kategori në të cilat çdo markë ka tendencë që të ketë ngjyrën e saj të veçantë, tipin e saj dhe dizajnin grafik. Dy logo nuk mund të jenë kurrë njësoj, sidomos në të njëjtën industri.

Mund ta imagjinoni logon e Tylenol mos jetë e kuqe? Ose UPS nuk është ngjyrë kafe? Ose Apple të mos ketë mollën?

Logot ndezin emocione në mendjen tonë të asaj se çfarë marka është. Është e vështirë të mos merrni frymëzim kur ju shikoni një logo të Nike, për shembull, veçanërisht nëqoftëse ju jeni atlet dhe një tifoz i kësaj marke.

Në shumë raste, emri i markës nuk duhet të jetë pjesë e logos për të komunikuar emocion. Ne jemi mësuar aq shumë me to sa që tashmë nuk i dallojmë më. Megjithëse ato ofrojnë ndërgjegjësim dhe një komunikim të menjëhershëm të një përfitimi emocional, ato priren të zhduken nga vëmëndja jonë pa e ditur.

Kur koshienca nuk i lexon ato, atëherë subkoshienca me siguri e bën duke kujtuar të gjitha kujtimet e asaj që çfarë marka është. Kjo është arsyeja pse logoja është aq e rëndësishme dhe një pjesë jetësore e çdo markë.

Si pronar i një biznesi të vogël dhe si sipërmarrës, ju duhet të mendoni gjatë dhe shumë në lidhje me logon tuaj. Çdo element duhet të jetë një vendim i vetëdijshëm për mënyrën se si ju doni të komunikoni markën tuaj dhe përfitimin emocional që ju do ofroni. Zgjidhni ngjyrën e logos me mençuri dhe sigurohuni se është unik në industrinë tuaj. Zgjidhni një trajtim të veçantë dhe çdo dizajn grafik që përcjell energjinë e markës suaj, dhe çfarë klientët tuaj presin të marrin prej saj.

Projektimi i logos tuaj është një nga gjërat më të mundimshme dhe më të vështira në lidhje me punën tuaj, veçanërisht nëqoftëse ju dëshironi që ajo të punojë shumë për ju.

/businessmag.al