Cfare e ndryshon boten sipas Sir Richard Branson?

Gjithmone kam besuar se vrulli per krijimin e ndryshimit fillon me ndarjen e nje ideje edhe nese ajo nuk duket kushedi se cfare per te nisur te gjithe kete gje. Cdo iniciative brenda Virgin Group fillon duke e ndare idene me nje ekip i cili eshte gati te me ndihmoje mua te permiresoj idete dhe ti materializoj ato.
Fillon me te qenurit kurioz dhe shfryetezimin e te gjitha mundesive per ta shnderruar nje ide ne realitet. Me shume se kaq, duke ndare idete me te tjeret, ne vendosim maredhenie autentike dhe origjinale me njerez mbi bazen e te pasurit nje qellim te perbashket.

Takova se fundm ne ishullin e Nekerit (Necker Island), Mark Bakacs dhe Justin Brown, themeluesit australiane te Ideapod.  Platforma e tyre e re e medias sociale (Ideapod) ka te beje me ndarjen e ideve dhe bashkepunimin per ti sjelle ato ne jete. Nje gje e tille vec rrit shanset e shoqerise per te paraqitur me shume koncepte te ndryshme.

Ndonjehere njerezit jane fjalepak e nuk tentojne te ndajne idete e tyre sepse kane frike se do te perqeshen ose te nxirren nga puna. Por jane shpesh keto ide te cilat jane me inovatoret.

Ashtu sic shkruan edhe shkrimtari, Arthur C. Clarke, “Idete e reja kalojne ne tre faza: 1. nuk behet 2. ndoshta behet por nuk ja vlen ta besh 3. e kam ditur gjithnje qe ishte nje ide e mire.”

Vetem duke punuar bashke per zhvillimin e ideve, ne mund ta ndryshojme boten.

* themelues i Virgin Group,  biznesmen dhe  investitor anglez