Bill Gates Beson Se Robotët Që Vjedhin Punët Duhet Të Paguajnë Taksa

Shumë njerëz brengosen se robotët do të zëvendësojnë punën e njerëzve, por Bill Gates ka një zgjidhje: taksa robotësh.

Derisa robotët fillojnë të depërtojnë në fuqinë punëtore, pse mos të taksohen edhe ata si njerëzit? Së fundmi në një intervistë me Quartz, Gates argumentoi se në mënyrë që të kompensohen humbjet e punës për shkak të mekanizmit, qeveritë duhet të taksojnë kompanitë që përdorin robotë.

“Për momentin, një njeri punonjës i cili taksohet $50,000 vlerë të punës në një fabrikë, ato të ardhura janë të taksuara, taksa të sigurimeve shoqërore, gjithë ato gjëra’’, tha Gates. ‘’ Nëse një robot vjen dhe bënë gjërat e njëjta, duhet të taksohen edhe ata në një nivel të ngjajshëm’’.

Nga punonjës të fabrikave te arkëtarët, ata punët e të cilëve mund të jenë të rrezikuara nga robotët do të kishin mundësinë të kalojnë në fusha tjera si shërbime shëndeti ose edukimi. Taksat e robotëve do të mund të ndihmonin financimin e trajnimit të nevojshëm për punë si përkujdesja e të moshuarve, mësimdhënia në shkolla dhe ndihma ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, role të cilat robotët nuk mund të mbushin.

Megjithatë taksat e robotëve mund të ngadalësojnë risitë, thotë Gate, taksat e robotëve do t’u mundësonin punonjësve  te zhvendosur kohë të mjaftueshme për trajnimin e fushave që kanë nevojë për punonjës njerëz.

Ideja e Gates nuk është e re. Javën e kaluar, parlamentarët e EU morën në konsideratë vënien e taksave te pronarët dhe krijuesit e robotëve. Ngjajshëm me idenë e Gates, taksat duhet bërë për trajnimin e punëtorëve që kanë humbur punën për shkak të robotëve. Së fundmi, ligjvënësit refuzuan propozimin.

/entrepreneur.com.al