Bëni Detyrat e Juaja Vetë: Kontrollimet në Prapavijë të Biznesit

Kontrollimet në Prapavijë vijnë në shumë forma dhe madhësi. Varësisht se a janë kontrollime për procesverbale kriminale për një punonjës të ri, kontrollimet e krediteve për një makinë të re ose pak nga të dyjat nga pronari juaj i ri, ju garantoheni se do të përjetoni një kontrollim në prapavijë në ndonjë fazë në jetën tuaj. Për shumë vite, shumë të dhëna mbaheshin sekrete, por në mënyrë të paevitueshme, rritja e teknologjisë ka krijuar një ndryshim në favor të publikut për të dhënat tuaja personale.

Kontrollimet e kreditit

Të llogaritura nga një formulë e komplikuar, llogaritë e kreditit vijnë nga nivelet e borxheve të një individi, pagesat e suksesshme dhe rrjedha e përgjithshme e parave. Kjo rezulton në llogaritje krediti nga e cila shumë kompani do të jenë në gjendje të vendosin se a jeni në vendin e duhur për shërbimet e tyre. Kjo mund të shkaktojë probleme, veçanërisht nëse llogaria juaj e kreditit nuk reflekton saktësisht situatën tuaj aktuale të jetesës. Ju mund të fitoni para dhe ende të jeni në listën e zezë nga kompanitë, nuk ka të bëjë me atë që fitoni, është prapavija juaj financiare ajo që reflektohet.

Kjo natyrisht mund të shkaktojë nervozë, veçanërisht kur formula për llogaritjen e këtyre është e fshehur. Mirëpo, këto ditë të errëta kanë kaluar, me faqe si Transunion dhe Experian të cilat ofrojnë historinë tuaj gjithëpërfshirëse të kreditit, dhe më e rëndësishmja, iu lejojnë të bëni ndryshime për të mirë.

Kontrollimet e punësimit

Përderisa kjo ndikon të gjithë në një mënyrë, kontrollimet e punësimit mund të jenë faktorët vendimtarë kur aplikohet për punë në sektore të ndryshme. Në shumë raste, ky është një kontroll standard i procesverbaleve kriminale vetëm për të pasur një formë dëshmie për të thënë se punëdhënësi i tyre ka bërë më të mirën për të siguruar kujdesin dhe sigurinë e kompanisë dhe stafit.

Mirëpo, në disa raste këto kontrollime mund të zgjerohen më tutje në kontrollin shëndetësor dhe deklaratat e personalitetit.

Përderisa një kompani me shumë gjasa do të ketë një metodë të preferuar të këtyre kontrollimeve, ka shumë mundësi në dispozicion dhe për shumë punonjës potencialë, është e kuptueshme të ndiheni të shqetësuar se çfarë punëdhënësit po provojnë të kuptojnë. Në artikullin e tyre, How To Prepare For An Employment Background Check, TheBalance.com deklaron, ‘’Është gjithmonë ide e mirë të dini për ndonjë flamur të kuq që mund të jetë në dosjet tua, që të mund të planifikoni se si t’ia dilni me të’’.

Për ata të cilët dëshirojnë të shikojnë më thellë, mund të kontrolloni listën e top 10 aplikacioneve të prapavijës për punonjësit që të mund t’i përdorin për biznesin e tyre. Këto aplikacione janë falas për t’u përdorur dhe do iu japin njohuri në kërkimin tuaj se çfarë po hetojnë punëdhënësit tuaj.

Ju tanimë e njihni veten, por do të ishte mirë të mësoni ato që të tjerët dinë gjithashtu. Qëndroni në krye të dosjeve dhe rekomandimeve tuaja dhe nuk do të ketë befasi të pakëndshme për ju.

/entrepreneur.com.al