Angazhimi, çelësi drejt Gjeneratës “Y”

Të targetosh dhe të kesh impakt në  gjeneratën e mileniumit të ri,  ata të cilët janë kaq të integruar me mediat sociale, është pa dyshim një nga prioritetet më të mëdha për çdo marketer të çfarëdo lloj brandi. Media është “pluskuese” me studimet dhe raportet mbi mënyrat më të mira se si duhet t’i bëjmë apel 2.5 miliardë njerëzve që ndodhen në fashën e të lindurve në epokën dixhitale. T’i tërheqësh të lindurit e kësaj epoke është hapi i parë më i rëndësishëm , por t’i mbash pas vetes, dhe ajo ç’ka vlen më shumë, ti kënaqësh ata, është komplet fushëbetëjë tjetër.

Përtej pritshmërive për të marrë atë që kërkojnë nga mediat online, “milenialët” (brezi i të lindurve midis 1980 dhe mesit të viteve 2000, të njohur ndryshe edhe si Gjenerata “Y”)  dëshirojnë të kenë eksperienca të çastit dhe të evoluojnë në kohë reale.

Të mendosh se si duhet t’i balancosh të gjithë elementët bashkë, është e mjaftueshme për të të zënë dhimbja e kokës. Në esencë, janë gjashtë vlera themelore që ‘milenialët’ dëshirojnë të shikojnë te markat dhe gjashtë mënyra për të mbajtur të fokusuar në mënyrë dixhitale një audiencë të orientuar nga teknologjia e informacionit.

Shpejtësia e shërbimit– Markat duhet të sigurohen që po krijojnë një eksperiencë që milenialët mund ta kuptojnë. Duhet të identifikojnë dhe të rafinojnë çfarëdo lloj kufizimesh teknologjike që nuk arrin t’u përçojë një shërbim të vlefshëm. Të japësh informacione ‘smooth’ dhe ‘up-to-date’ është avantazhuese për t’i mbajtur pas vetes këta individë.

Koha e navigimit – Studimet tregojnë se milenialët argëtohen më tepër kur kërkojnë në internet rreth produkteve, sesa kur i blejnë ato. Pra, t’i bindësh për të kapërcyer nga faza e kërkimit drejt fazës së blerjes është kërkesë themelore për markat.

“MARKAVE U KËRKOHET JO VETËM TË JENË INOVATIVE PËR TË KAPUR ‘MILENIALËT’, POR TA PËRDORIN ARSENALIN E GJERË TË MJETEVE DIXHITALE PËR T’UA PASUARUAR JETËN TË RINJVE.”

Të integrosh eksperiencat – Tre të katërtat e milenialëve  kërkojnë nga markat t’u dhurojnë më tepër eksperienca jetësore. Markave u kërkohet jo vetëm të jenë inovative për të kapur ‘milenialët’, por ta përdorin arsenalin e gjerë të mjeteve dixhitale për t’ua pasuruar jetën të rinjve.

Komunikimi online– Të lindurit e gjeneratës “Y” nuk kanë për ta vrarë shumë mendjen për një shërbim nëse nuk mund ta implementojnë te të gjitha pajisjet. Nga kërkimet u gjet se rreth 64 % e tyre kanë kërkesë të lartë për brande të cilat ofrojnë kanale të shumta komunikimi online.

Imazhe dhe video– Me katër të pestat e të intervistuarve të studimit që u përgjigjën se kanë postuar të paktën një herë në jetën e vet një foto online, nuk ka diskutim se sa më e larmishme të jetë përmbajtja multimediale, aq më besnikë do të jenë të rinjtë.

Integrimi në një proces kreativ – Studimet treguan se 40 % e milenialëve  duan të influencojnë një produkt marke, ndërsa një e pesta e tyre duan të bëhen pjesë e grupit të tyre të fansave. Ndaj të krijosh terrenin për t’i bërë këto ndërveprime të mundura duhet të shihet me prioritet nga kompanitë e markave. T’i integrosh milenialët në procesin e krijimit të markës duke bashkëpunuar me ta, ua bën eksperiencat e tyre jetësore më të mira dhe u jep brandeve idenë se cilat gjëra vlejnë më tepër për brezin e “dixhitalistëve”.

Të gjithë e dimë se milenialët zotërojnë një pjesë të madhe të ‘tortës’ së tregut në ditët e sotme. Të vlefshme dhe të suksesshme janë ato kompani të cilat kapin imagjiantën e këtij komuniteti, duke i bërë ata të kthehen sërish te e njëjta markë.

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj