Ajo krijoi një aplikacion pa ditur të kodonte dhe tani është milionere

Sapo ishte zhvendosur në Seattle, Tara Reed ishte ulur në kolltukun e apartamentit të saj të ri, duke parë muret e bardhë. “Unë po filloja të interesohesha në artet e bukura, dhe ajo që më goditi ishte gjetja e artit për të rregulluar vendin tim të ri”, thotë ajo. “Për ushqimin, muzikën, modën, filmat”, unë vetëm duhet të hapja një aplikacion për të marrë një rekomandim personal. Kështu që ajo lançoi Kollecto.

“Në fillim mendova se do të ishte më mirë një shërbim, si përshembull video duke biseduar me një këshilltar të artit, por mendova se do të ishte më e rehatshme për klientët e mi të flisnin për artin”, thotë ajo. “Ju e dini se çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen, por kjo nuk do të thotë se duke folur me një profesionist nuk është e frikshme.” Reed, e cila ka punuar në marketing në Microsoft dhe Foursquare, nuk di as një grimë për kodim, por ajo përdori një mozaik të teknologjisë ekzistuese për të krijuar një mënyrë më të rehatshme për blerjet. Kjo është një rrugë në të cilën përdoruesi ecën përmes një sondazhi dhe ofron zgjedhje të artit bazuar në shijet e tyre.

Suksesi i Kollecto çoi në një bisedë në TEDx për të ndihmuar sipërmarrësit e tjerë të ndërtonin aplikacione pa ditur të kodonin. “Shumë njerëz mbeten të mbërthyer duke u përpjekur për të ndërtuar diçka të përsosur, por të jesh i copëzuar dhe pa ditur të kodosh një aplikacion plotësisht do të thotë se unë mund të lëviz më shpejt, dhe se nuk kam frikë për të bërë ndryshime,” thotë ajo. “Kur njerëzit më pyesin për këshilla, unë u them atyre: Shihni përpara. Shanset janë që ju do të keni diçka të gabuar, por ju nuk do ta dini me siguri këtë deri sa ju të testoni këto supozime. ”

/businessmag.al