9 Mënyra për të Dalluar një Udhëheqës të Vërtetë

Udhëheqja është një tipar të cilin shumica e deklarojnë por vetëm disa e meritojnë me të vërtetë.

Të jesh udhëheqës nuk do të thotë të mbash titullin e ‘’udhëheqësit’’. Nuk është diçka të cilën e zgjedhni të jeni një minutë dhe pastaj të vendosni të mos jeni. Një udhëheqës nuk është udhëheqës sepse ai është ngritur në pozitë. Dhe një udhëheqës nuk është dikush i cili ulet në pozitë të menaxherit.

Asnjë nga këto gjëra nuk ju bën udhëheqës të vërtetë. Këtu janë ato të cilat ju bëjnë:

1. Një udhëheqës i vërtetë dëgjon së pari dhe vepron së dyti

Dikush i cili hidhet në përfundime pa kuptuar së pari, bën një gabim fatal për veten dhe ekipin. Për të udhëhequr njerëzit në mënyrë efikase, duhet të dëgjoni dhe të shihni gjërat nga pikëpamja e tyre. Duhet të vendosni veten në këpucët e tyre dhe të kuptoni situatën në tërësi.

2. Një udhëheqës i vërtetë nuk merr vendime kur është nervoz

I njihni ata shefë të cilët nervozohen dhe pastaj fillojnë të pushojnë njerëzit nga puna? Ky nuk është një udhëheqës. Ky është një menaxher në udhëtim të pushtetit dhe këtu ka një dallim. Një udhëheqës pret deri sa ky moment nervozizmi të kalojë që ai të mund të japë mendim të duhur për situatën para se të vjen në një përfundim.

3. Një udhëheqës i vërtetë i di ato të cilat të tjerët nuk i dinë

Është e rrezikshme kur dikush deklaron se ‘’di gjithçka’’. Një udhëheqës i vërtetë nuk mërzitet se nuk ka të gjitha përgjigjet, dhe e di se do t’i gjejë njerëzit të cilët i dinë. Ata nuk e shohin këtë si dobësi, sepse nuk është. Është pjesë e procesit.

4. Një udhëheqës i vërtetë nuk dëshiron kurrë të jetë personi më i zgjuar në dhomë

Nëse dikush punëson njerëz ose rrethon veten me njerëz më pak të kualifikuar se ata që thjeshtë të qëndrojë në pushtet dhe të mos ndihet i kërcënuar. Ti nuk dëshiron kurrë të jesh personi më i zgjuar në dhomë, dhe nëse dëshiron, je në dhomën e gabuar. Udhëheqësit e mirë e dinë këtë dhe kërkojnë të rrethojnë veten me mjeshtër të fushave të tyre. Puna e udhëheqësit, atëherë, është të ‘’luajë orkestrën’’.

5. Një udhëheqës i vërtetë feston procesin aq shumë sa shpërblimet

Udhëheqësit e vërtetë e dinë se gjërat e mira nuk janë diçka të cilat ndodhin menjëherë. Ato janë rezultate të orëve, ditëve, javëve të praktikës dhe përpjekjes. Ata festojnë procesin dhe punën e tyre ditore aq shumë sa finalen e madhe.

6. Një udhëheqës i vërtetë jep reagime dobiprurëse, jo negative

Ka dallim në mes ‘’ kritikës dobiprurëse’’ dhe negativitetit. Njerëzit të cilët vjellin negativitet nuk bëjnë diçka të dobishme. Një udhëheqës i mirë kërkon mënyra për të ndihmuar, jo mënyra për të shembur të tjerët në proces.

7. Një udhëheqës i vërtetë bën atë që duhet bërë

Çdokush që thotë, ‘’Ajo nuk është puna ime’’, nuk jep shembull. Po, njerëzit duhet të qëndrojnë në korsinë e tyre dhe të jenë të përgjegjshëm për punën e tyre, por kur ka ndonjë zjarr, një udhëheqës nuk thotë, ‘’ Në rregull të gjithë, zgjidheni atë’’. Ata punojnë së bashku me të tjerët.

8. Një udhëheqës i vërtetë kultivon kulturë pozitive

Të japësh shembull me rezultate është gjë e mirë, por një kulturë e cila prodhon rezultate duhet të jetë e shëndetshme në një mënyrë apo formë . Dhe krijimi i kësaj kulture kërkon punë të madhe. Një udhëheqës i mirë e di se ai nuk është në qendër të vëmendjes, dhe çka është më e rëndësishme është krijimi i një ambienti ku të tjerët ndihen të fuqizuar të kenë sukses, të sjellin ide të reja dhe të mendojnë për  veten e tyre.

9. Një udhëheqës i mirë gjithmonë gjen një mënyrë

Çdokush që thotë, ‘’ Është e pamundur. Nuk mundemi’’, nuk është i përshtatshëm për udhëheqje. Një udhëheqës i mirë e di se ka gjithmonë një mënyrë. Mund të mos jetë mënyra që të tjerët e kanë planifikuar, por megjithatë është një mënyrë. Udhëheqësit e mirë gjejnë rrugët më pak të udhëtuara, dhe bëjnë çfarë të jetë e nevojshme për të kaluar pengesat.

/entrepreneur.com.al